• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi nuk kursehet ndaj Berishës: Ju tregoj krimet ndaj UÇK-së, është kontrabandist

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Hashim Thaçi i kujtuar Sali Berishës të shkuarën dhe rolin e tij në luftën e Kosovës.

Në një intervistë për “Dita”, Thaçi shprehet se tashmë ndjen vetëm keqardhje për ish kryeministrin pasi sipas tij është kthyer në gërmadhë politike dhe shoqërore.

Kohët e fundit edhe Sali Berisha ka bërë disa akuza të rënda ndaj jush. Dikur nuk ka qenë kështu. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Slobodan Milosheviçit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit.

Në maj të vitit 1999, kur ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota, unë e kam takuar sepse nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar. Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash.

Realisht, ai është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kishim si kryeministra. Por fatkeqësisht, sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht, për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën, dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta.

Megjithatë, unë nuk i quaj kurrë armiq apo tradhtarë njerëzit qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri,e që kanë mendime ndryshe nga unë. Përkundrazi. I dëgjoj dhe i respektoj të gjitha opinionet dhe i peshoj argumentet e secilës ide, pa marrë parasysh prej kujt vijnë.

Vetvetiu shtrohet pyetja – pse Sali Ramë Berisha nuk guxon të përmendë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Nexhat Dacin, apo zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, që kanë folur për shkëmbim territoresh? Unë personalisht kam qenë dhe jam kundër një ideje të tillë.

E kush është ky patriot që na flet sot? Kur Berisha i bënte argat Sllobodan Milosheviçit, në vitet ‘92-‘95, unë me bashkëluftëtarët e mi e luftonim makinerinë vrastare të Milosheviçit, të njëjtën që ai e furnizonte me karburante, duke shkelur edhe sanksionet ndërkombëtare që i kishte vënë Perëndimi. Ky kontrabandist strehoi edhe kryekriminelin Arkan, duke i plotësuar të gjitha qejfet atij.

Vërtet ndiej keqardhje për të.

Ai është bërë krye-protagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada. Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij.

Kosova nuk ja bëri trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. As nuk i grabiti shqiptarët përmes fajdeve. Kosovës nuk mund t’i vihet faji as për 21 janarin apo për Gërdecin, apo mëkatet dhe aktet tjera kriminale. E sidomos Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës politike elektorale në Shqipëri.

Berisha u shpreh që ju duhet të dërgoheni në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, diçka që deri më sot e ka artikuluar vetëm presidenca , por edhe shërbimet serbe. Jeni dënuar në mungesë nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, me 10 vite burg, në të njëjtin gjykim me Adem Jasharin dhe Grupin e Drenicës. Keni ju drojë nga kjo Gjykatë, e ngritur veç të tjerash me miratimin tuaj?

 

Zoti Thano, e thatë edhe vetë në pyetjen tuaj se cilët janë ata që dëshirojnë të më godasin mua, pa zgjedhur mjete. E di që kam qenë dhe u mbes halë në sy të gjithë atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kam qenë lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam udhëhequr delegacionin kosovar në Rambouillet, kam shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe tash po i udhëheq proceset për konsolidim të plotë të brendshëm e ndërkombëtar të Kosovës. Sigurisht që gjatë këtij rrugëtimi kam bërë edhe armiq.

Sa për Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale, siç e quajmë më shpesh, ajo është një gjykatë e Kosovës, e krijuar nga institucionet e Kosovës. Armiqtë e shtetit të Kosovës kanë investuar shumë në përhapjen e të pavërtetave për Kosovën, duke bërë përpjekje për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së. Këto përpjekje do të dështojnë. / i.h

Next Post
Dilemat e PS për Bashkinë Selenicë, kush janë tre emrat në diskutim

Dilemat e PS për Bashkinë Selenicë, kush janë tre emrat në diskutim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In