• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi: Me Serbinë pajtohemi pasi të kërkojë falje

by Java News
24/08/2015 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i parë, njeherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur të Bosnje Hercegovinës “Dnevni Avaz”, në të cilën ka nënvizuar se nuk mund të ketë kurrfarë pajtimi nëse Serbia fillimisht nuk u kërkon falje popujve të ish-Jugosllavisë për gjenocidin shtetëror ndaj tyre.

Në vazhdim intervista e zëvendëskryeministrit Thaçi dhënë të përditshmes boshnjake “Dnevni Avaz”:

Dnevni Avaz: Po fillojmë me ofertën tuaj të hapur për Ivica Daçiqin, zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Serbisë, njëherësh shefit të diplomacisë serbe, që t’ia jepni pasaportën e Republikës së Kosovës. A është kjo një ofertë serioze apo ndonjë formë e provokimit politik?

Hashim Thaçi: Kjo është një ofertë krejtësisht serioze, publike. Ai është i lindur në Kosovë, edhe pse prindërit e tij kanë ardhur në vendin tone mes Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore si kolonizatorë. Mirëpo, sipas Kushtetutës sonë, secili qytetar i cili është lindur në Kosovë gëzon të drejtën për shtetësi, gjegjësisht për shtetësi të dyfishtë. Kështu, edhe z. Daçiq është gjithashtu i mirëseardhur që të marrë pasaportën e tij.

Dnevni Avaz: E kemi pyetur zëvendësin e ambasadorit të Federatës Ruse në OKB se çfarë mendon ai rreth ofertës tuaj, pyetje së cilës ai i është përgjigjur se “kjo përbën një deklaratë krejtësisht të papërgjegjshme” nga ana juaj. Cila është përgjigja juaj ndaj këtij pohimi?

Hashim Thaçi: Kjo nuk është një deklaratë apo ofertë e papërgjegjshme. Kjo është një ofertë dhe një deklaratë që mbështetet në Kushtetutën. Përgjigja ime është në përputhje me Kushtetutën tone.

Dnevni Avaz: A i është përgjigjur z. Daçiq publikisht apo privatisht kësaj oferte?

Hashim Thaçi: Ai nuk është përgjigjur, por oferta mbetet e hapur.

Dnevni Avaz: Tani që po përgatiten për raundin e radhës të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si do t’i përgjigjeni kërkesave që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet Asociacioni i komunave serbe dhe në vërejtjet e atyre që thonë se një gjë e tillë i hapë rrugë krijimit të një “republikë serbe të re”?

Hashim Thaçi: Nuk ka gjasa që të kemi një “republikë serbe” në Kosovë, sepse ne nuk do ta lejojmë këtë. Gjithçka do të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Dua të theksoj se ky do të jetë një asociacion i komunave serbe pa mandate ekzekutiv, sepse për një gjë të tillë, thjesht, nuk ka kurrfarë gjasa. Përsëris, ne nuk do të lejojmë që të kemi një “pushtet të tretë” përmes këtij asociacioni. Ne do të punojmë që t’i koordinojmë gjërat që do të jenë në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane dhe konform asaj për të cilën jemi marrë vesh përmes dokumentit të presidentit Martti Ahtisaari për Kosovën. Kjo nënkuptoj se ky trup do të jetë një asociacion, e jo një entitet i ndarë, pra do të jetë një asociacion normal, si të tjerët që tashmë i kemi.

Serbia ka bërë gjenocid në vendet e ish-Jugosllavisë

Dnevni Avaz: Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shumë herë e keni përmendur Srebrenicën. Duke e ditur se kjo përbën një pietet tuajin për viktimat e Srebrenicës, dëshiroj t’ju pyes nëse ky pohim i juaji ka edhe ndonjë dimension politik?

Hashim Thaçi: Ju e dini se Serbia i ka nisur luftërat në Slloveni, pastaj në Kroaci, e më vonë në Bosnje e Hercegovinë dhe në fund në Kosovë. Këto janë fakte historike. Tani ata në Serbi po përpiqen që të luajnë rolin e paqebërësit më të madh në rajon. Jo, nuk guxojmë ta harrojmë kurrë të vërtetën, që ata kanë shkaktuar gjenocid në Kroaci, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Askush nuk mund që të shkruaj një histori të re të pavërtetë rreth kësaj. Thjesht, e vërteta është e vërtetë. Serbët i kanë nisur luftërat në ish-republikat jugosllave dhe në Kosovë, kurse Serbia, në mënyrë të drejtpërdrejtë, si shtet dhe jo në nivel të individëve i ka shkaktuar të gjitha këto gjenocide në Srebrenicë, Kroaci dhe në Kosovë.

Ne nuk do të lejojmë asnjëherë krijimin e një “republike serbe” të re në Kosovë

Dnevni Avaz: Z. Daçiq, në një deklaratë për gazetën tone, vitin e shkuar, gjithashtu në Nju Jork, ka thënë se Beogradi nuk planifikon dhe nuk ka ambicie që të krijojë në Kosovë një “republikë serbe” të re. A nënkupton kjo se qëndrimet tuaja përputhen?

Hashim Thaçi: Ata nuk kanë plan, por kanë ambicie. Mirëpo, ne  në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë jetësimin e gjërave të tilla ne Kosovë.

Nuk guxojmë ta harrojmë të shkuarën

Dnevni Avaz: Ju dhe kryeministri i Qeverisë së Kroacisë, Zoran Millanoviq, në mënyrë të drejtpërdrejtë e keni hedhur poshtë nismën e Aleksandar Vuçiqit për një ditë të përbashkët përkujtimore për viktimat të gjitha luftërave të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa ende nuk kemi dëgjuar zëra të tillë në Sarajevë.

Hashim Thaçi: Ne duhet të kthehemi nga e ardhmja, natyrisht pajtimit, por, thjesht, nuk mund dhe nuk kemi të drejtë që ta harrojmë të shkuarën. Kjo është porosia ime për Sarajevën dhe të gjithë tjerët.

Next Post

Vidhnin banesat në Tiranë, pranga tre dibranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In