Përplasja e Thaçit me Jahjagën, shtyn edhe përgatitjet e delegacionit kosovar se kush duhet të shkojë në Neë York.
Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi janë përplasur të enjten mbrëma, sipas Express, rreth asaj se kush duhet t’i prijë delegacionit të Kosovës në Sesionin e 70’të të Asamblesë së OKB’së që mbahet në vjeshtën e këtij viti. Aty delegacionet shtetërore, ndër të tjera kanë rastin të shtrëngojnë duart edhe me Presidentin e SHBA’së, Barack Obama.
Por a duhet të shkojë atje Atifete Jahjaga apo Isa Mustafa dhe Thaçi? Sesioni i 70’të i Asamblesë së Përgjithshme është ende larg, por Kosova sipas protokollit, duhet t’i dërgojë atje emrat që tani.









