• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi lëvizje për të fituar imunitet nga Gjykata Speciale

by A R
25/12/2017 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentit Hashim Thaçi i ka dështuar të premten plani për ta shpëtuar vetën nga Gjykata Speciale.

Ai ka provuar që ta ndryshojë Ligjin me anë të Kuvendit për të negociuar me ndërkombëtarët arrestimin e tij.

Burime nga takimet e së premtes i kanë thënë Insajderit se Thaçi ka dashur miratimin e një ligji të ri të cilin nuk do ta nënshkruante hyrjen në fuqi derisa t`i garantohej se nuk do të akuzohet.

“Gjatë takimeve me Haradinajn, Veselin e Limajn, Thaçi ka propozuar që në ligj të shënohet se hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit nga presidenti. Gjatë afatit prej tetë ditësh deri në nënshkrim të ligjit ka dashur të negociojë me ndërkombëtarët për marrjen e garancive se vetë nuk do te akuzohet”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, Gjykata Speciale do të mbetej në duart e Thaçit në mënyrë që t`i garantohej mosarrestimi.

Por ky detaj në tekstin e Ligjit është kundërshtuar nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

“Limaj i ka thënë Thaçit që e voton ligjin nëse saktësohet në të se hyn në fuqi në momentin e miratimit në Kuvend. Thaçi ka refuzuar një gjë të tillë, duke insistuar të shkruhet se Ligji hyn në fuqi në afatin prej tetë ditësh. Kjo pikë ka ndikuar që Limaj mos ta mbështes ndryshimin e Ligjit”,  ka thënë burimi.

Mënyrat e hyrjes në fuqi në ligjeve janë të përcaktuara në nenin 80 të Kushtetutës së Kosovës.

Aty thuhet se presidenti mund ta kthejë një Ligj në kuvend duke mos e nënshkruar. Në rast se  Kuvendi voton sërish të njëjtin Ligj, atëherë presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë më.

Gjithë kjo kohë është vlerësuar e mjaftueshme nga Thaçi për të negociuar fatin e vetë.

Burimet kanë treguar se gjithë iniciativa për shfuqizimin e Ligjit ka qenë e presidentit duke nisur nga mbledhja e nënshkrimeve nga OLV e UÇK-së.

“Presidenti ka mashtruar kryeministrin Haradinaj duke i thënë se ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të BE-së për shfuqizimin e Ligjit. Haradinaj ndërkohë duke e ditur që vëllai i tij, Dauti mund të jetë njëri nga të akuzuarit e ka mbështetur këtë iniciativë”, ka thënë burimi.

Të premten për disa ore është provuar ndryshimi i Ligjit.

Zyrtarët e LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk shkuan në Kryesi të Kuvendit, duke e pamundësuar kështu korumin që duhej për mbajtur mbledhjen kryesia.

Kundër kësaj iniciative reaguan ashpër ndërkombëtarët.

Fillimisht ambasadorit Greg Delaëie, reagoi përmes Twitter se nëse anulohet Gjykata Speciale mund të rrezikohet e ardhmja e Kosovës, pastaj edhe  Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka paralajmëruar se ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të ketë pasoja negative për Kosovën.

Kurse Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, tha se votimi për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën Speciale do të ishte një tradhti e këtij angazhimi dhe do të vinte në pikëpyetje nëse Kosova beson në drejtësi.

“Por, është matës pjekuria e një shteti për mënyrën se si i zgjidh akuzat më të rënda ndaj qytetarëve të saj. Dy vjet më parë, Kosova dha fjalën e saj se do të përballej me ndonjë akuzë dhe i tregoi botës se ajo besonte në drejtësi e jo në mosndëshkimin”, ka thënë O’Connell./Insajderi.com

Next Post
Tragjedia/ Rrëzohet avioni privat, shuhet e gjithë familja

Tragjedia/ Rrëzohet avioni privat, shuhet e gjithë familja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In