• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Kosova do të jetë në OKB.Do përshpejtoj Asociacionin e komunave serbe

by Java News
31/12/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që të filloj sa më parë procesi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Çdo gjë që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e që vjen nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Shumica e marrëveshjeve janë zbatuar, disa çështje mbeten për t’u kryer. Prandaj, kjo duhet të ndodhë, unë do ta përshpejtoj atë në vitin 2018”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik në gjuhën serbe.

Ai duke folur për raportet me Listën Serbe, tha se takon dhe flet me të gjithë përfaqësuesit e kësaj Liste si dhe me kryetarët e komunave me shumicë serbe, me të cilët ka thënë se ka bashkëpunim shumë të mirë.

Presidenti po ashtu ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet në vitin 2018, gjithmonë duke zbatuar kriteret dhe standardet e përcaktuara nga NATO-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të përfundoj sa më shpejt procesin e demarkacionit, për çka po punon me qeverinë, komisionet e partitë politike.
Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në OKB dhe deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq se “Moska nuk do të lejojë të ndodhë kjo”, Thaçi thotë se “nuk do të doja të merresha me ministrin serb, sepse ai shpesh nuk ia qëllon”.

“Kosova do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Fundi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, e cila do të përshëndetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.
Më tej ai u shpreh i bindur se Kosova do të jetë anëtare e UNESCO-s dhe e INTERPOL-it, dhe shtoi se së shpejti Kosova do të kandidojë edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Frika nga sulmet gjatë ndërrimit të viteve ‘blindon’ kryeqytetet kryesore të botës

Frika nga sulmet gjatë ndërrimit të viteve 'blindon' kryeqytetet kryesore të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In