• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Kam përgjegjësi kushtetuese ta drejtoj dialogun me Serbinë

by Java News
07/07/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun me Serbinë, duke thënë se pas pesë vjetësh të dialogut teknik dhe arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe zbatimit të disa prej tyre, ka ardhur koha që ky proces të shkojë drejt përmbylljes.Ai tha se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike.

“Ne kemi menduar, në konsultim me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, që ky proces të avancohet në një nivel më të lartë politik, që çon drejt një normaliteti të marrëdhënieve tona por edhe të pajtimit të shteteve dhe popujve tanë”, tha Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo fazë e re nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe një marrëveshje që do të hapë sigurt perspektivën euro-atlantike të Kosovës, që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thotë Thaçi.

I pyetur se nëse ai do të udhëheq dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se “natyrisht, në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, Presidenti i vendit udhëheq dhe koordinon politikën e jashtme”.

Thaçi shtoi po ashtu se pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, do të formohet një ekip i gjerë, ku do të përfshihen edhe bartës të institucioneve, njerëz nga shoqëria civile dhe mediat, të cilët do të përbëjnë një ekip, që do të udhëheq këtë fazë të dialogut.

Ndonëse thotë se faza e re e dialogut do të jetë përmbyllës, Thaçi thotë se nuk dëshiron të paragjykojë, që kjo fazë do të mbyllet me njohje reciproke.“Unë nuk dëshiroj të prejudikoj, por jam i sigurt se Kosova do të afirmohet në një stad të ri ndërkombëtar”, thotë Thaçi.

Duke iu përgjigjur kritikave nga disa subjekte politike për marrjen e primatit në dialogun me Serbinë, Thaçi tha se ka përgjegjësi kushtetuese që të udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës. Përkundrazi, sipas tij, do të ishte papërgjegjësi, nëse ai nuk do ta luante këtë rol.

“Në këtë fazë të re të dialogut do të ketë hapësirë për të gjithë, për të gjithë bartësit e institucioneve, Qeverinë, Kuvendin, partitë politike opozitare, shoqëria civile, mediat, opinionistët e ndryshëm dhe të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre”, tha Thaçi. Sipas tij, kjo fazë do të jetë më e shkurtër sesa që mendohet.“Nuk mendoj se duhet të kalojnë vite duke negociuar”, tha Presidenti. (b.an)

Next Post
Njerëzit e suksesshëm zgjohen heret, historia frymëzuese e sipërmarrësit

Njerëzit e suksesshëm zgjohen heret, historia frymëzuese e sipërmarrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In