• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Thaçi ka marrëveshje sekrete me Vuçiç!”, akuza e fortë e Albin Kurtit nga foltorja e Kuvendit

by Java News
12/03/2020 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një seancë të jashtëzakonshme, ku u debatua për raportet Kosovë-SHBA, Kryeministri Kurti akuzoi Presidentin Thaçi se “ka marrëveshje sekrete me Vuçiqin”, e cila do të nënshkruhej “menjëherë pas heqjes së tarifës”.

Debate të ashpra u zhvilluan në Parlamentin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë. Kjo parti akuzon qeverinë dhe Kryeministrin Albin Kurti, për “përkeqësim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr pas një postimi në twitter nga Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili mbështeti një deklaratë të senatorit amerikan, David Perdue. Ky senator ka kërkuar që “në rast se Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.

SHBA, përmes të ngarkuarit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po kërkon heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë për t’i hapur rrugë dialogut dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti e ka refuzuar këtë dhe ka propozuar heqje graduale të tarifës ndaj mallrave serbe. E nëse Serbia nuk reflekton, atëherë t’i vendoset asaj masa e plotë e reciprocitetit. Me këtë qëndrim të Kryeministrit Kurti nuk është dakord partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila kërkon heqjen e tërësishme dhe jo të pjesshme të tarifës.

Akuzat mes Kurtit dhe Thaçit

Por, në seancën e jashtëzakonshme debati eskaloi deri në shkallën, sa Kryeministri Albin Kurti e akuzoi Presidentin Hashim Thaçi, për “marrëveshje sekrete me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq që po duan ta jetësojnë”. Thaçi dhe Vuçiq, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës, e për mbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme, midis dy presidentëve. Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë paraprakisht si Kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai, që në emër të Kosovës në negociata sekrete, ka bërë marrëveshje që tash të gatshme do ta servojë, jo për të filluar dialog, por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog”, deklaroi Albin Kurti.

Nga zyra e tij, kryeministrit Kurti iu përgjigj menjëherë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se “kryeministri Kurti po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet”. Presidenti e cilëson Kurtin si “frikacak dhe djallëzor, i cili, nuk po ka guxim që as ta heqë tarifën e as ta vendosë reciprocitetin”.

“Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, shkroi Presidenti në profilin e tij në rrjetet sociale.

Mosmarrëveshjet LDK – VV

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)
Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës plenare, pati një porosi edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke u rikujtuar atyre se kanë ardhur në pushtet me premtimin për zëvendësimin e tarifës me reciprocitet ndaj Serbisë. Por, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i kërkoi kryeministrit Kuti që të shfuqizojë tarifën ndaj mallrave të Serbisë.

“Tarifa duhet të hiqet dhe për këtë dakordohemi të gjithë, ose një shumicë dërmuese e deputetëve. Tarifa ishte një mjet keq i përdorur dhe që na dëmtoi. Mbajtja dhe vonesat në heqjen e saj vazhdojnë të na dëmtojnë”, tha Gashi.

Nga ana e tij, Kryetari i PDK-së në opozitë Kadri Veseli, që thirri seancën e jashtëzakonshme, tha se ai “nuk e kishte besuar që kjo qeveri, vetëm pas një muaji të qeverisjes do t’i rrezikojë raportet e Kosovës me SHBA”, të cilat po kërkojnë heqjen e tarifës. Kërkesa amerikane që Kosova të heq tërësisht tarifat ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut, ka përplasë partnerët e koalicionit lëvizjen Vetëvendosja dhe LDK-së.

Kryeministri Kurti ka propozuar që nga 15 marsi ta heqë tarifën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia. Por lideri i LDK-së Isa Mustafa, po kërkon që tarifa të hiqet tërësisht, ashtu siç ka kërkaur SHBA, në mënyrë që të lëvizet përpara drejt një marrëveshje finale Kosovë-Serbi me angazhimin e drejtpërdrejt amerikan.

Në fund të seancës nuk u miratua dhe nuk u votua asnjë dokument. Nuk u votua për shkaqe mungese të kuorumit as një dokument i propozuar nga VV, ku kërkohet që qeveria të marrë përsipër procesin e dialogut nga duart e Presidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një shkrim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), këto ditë ka shkruar se “marrëveshjet e arritura me detyrim dhe kërcënime nuk do të kenë vlerë”. /DW/

Next Post
Basha publikon propozimet e PD për koronavirusin dhe kërkon që t’i zbatojë Qeveria

Basha publikon propozimet e PD për koronavirusin dhe kërkon që t’i zbatojë Qeveria

TË FUNDIT

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In