Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Jashtëm i saj Hashim Thaçi, në një postim të vetin në Facebook, sërish ka kritikuar opozitën dhe qëllimin e saj për të mbajtur protesta të shtunën që vjen. Thaçi në këtë postim e ka quajtur të verbër dhe frustuese opozitën dhe ka kërkuar nga ajo që, siç ka thënë ai, të mos i detyrojë qytetarët që me dhunë të shkojnë te kutitë e votimit. Ai ka theksuar se AKS do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar, transmeton Koha.net.