“Partisë së Haradinajt i është ofruar të bëhet pjesë e komisionit për hartimin e statutit të AKS-së dhe Komisionit për Demarkacionin”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, raporton Koha.net. Ramush Haradinaj ka heshtur rreth këtyre dy ofertave, ka saktësuar Thaçi pas përfundimi të takimit që e kishte thirrur me liderët partiakë presidentja e vendit Atifete jahjaga. Ngjashëm për Haradinajn, pas takimit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Edhe ai ka shtuar se Haradinaj nuk ka thënë as po dhe as jo për këtë ofertë.
Haradinaj nga ana e vet nuk i ka përmendur këto oferta, të cilat, do përkujtuar, nuk janë të reja nga pozita për opozitën, por ai ka thënë se ka qenë këmbëngulës në kërkesën për shpërndarjen e Parlamentit dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të lira. “Shihemi më 17 shkurt”, ka thënë Haradinaj duke aluduar në protestën caktuar që të mbahet me këtë datë nga opozita.