• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Futemi në një fazë të re të dialogut me Serbinë, prandaj jam në SHBA

by Java News
22/03/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm.

Radio Evropa e Lirë: President Thaçi, a mund të na tregoni paraprakisht se ku gjendeni momentalisht?

Hashim Thaçi: Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë nesër (të premten), jam në Uashington për të bashkë-koordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen.

Pra, do të jetë një proces që do të hapë periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët dhe miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni.

Radio Evropa e Lirë: Me kë do të takoheni në Uashington, a mund ta dimë?

Hashim Thaçi: Unë do të vazhdoj takimet edhe sot me Wess Mitchell (Ndihmëssekretarit Amerikan i Shtetit) me të cilin do të diskutoj për aktualitetin që e kemi sot, por edhe hapat e mëtutjeshëm.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet nga ana e juaj nga ky takim me Wess Mitchell? Keni ndonjë kërkesë në lidhje me vazhdimin e dialogut në Bruksel?

Hashim Thaçi: Nuk është çështje e kërkesës, kjo është një domosdoshmëri që është shtruar nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë sepse shteti i Kosovës ka nevojë për t’u konsoliduar në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Ka nevojë për më shumë njohje, por në të njëjtën kohë, ajo që ne na duhet është fqinjësia e mirë mes Kosovës dhe Serbisë, një raport evropian që do të rezultojë me njohje reciproke, me paqe e stabilitet në rajon. Natyrisht edhe një të ardhme evropiane, që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Gratë e guximshme, kush është shqiptarja që do të nderohet nga DASH

FOTOT/ Gratë e guximshme, kush është shqiptarja që do të nderohet nga DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In