• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi flet për letrën që i dërgoi Pomepos: U shkel marrëveshja për Specialen, 10 vjet kërcënohemi se do të na dënojnë

by Java News
05/03/2020 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi i ka nisur një letër sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, me të cilin e ndanë shqetësimin lidhur me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke u deklaruar se është shkelur marrëveshja e cila ishte bërë vite më parë për Gjykatën Speciale. Gazeta Express ka siguruar letrën e plotë që Thaçi i kishte nisur Pompeos.

Presidenti i Kosovës, në letrën që i ka nisur sekretarit të shtetit amerikan,  shkruan se ka pasur pak progres në zbatimin e mandatit të paraparë të Dhomave të Specializuara.

Thaçi thotë se ka rezerva serioze, derisa flet në emër të institucioneve të Kosovës, duke shtuar se Dhomat e Specializuara nuk kanë dhënë rezultate siç është e paraparë me mandatin e përcaktuar në letrat e BE-së dhe në marrëveshjen me shtetin e Holandës.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit Special të Kosovës janë institucione të brendshme që veprojnë brenda hierarkisë kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës. Është e rëndësishme që të jetë evidente se këto institucione edhe funksionojnë sit ë tilla dhe që kontribuojnë në objektivat e përgjithshme të reformave të institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

I pari i Kosovës thotë se mënyrat se si po veprojnë institucionet është në kundërshtim direkt me atë se çka ishte e paraparë, duke thënë se ky është një shqetësim serioz, për të cilin është i obliguar që të reagojë si president i shtetit.

Thaçi ka kërkuar siguri për personat e përfshirë në proces, duke përsëritur se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special janë institucione të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e sistemit vendor të drejtësisë.

“Qëllimi i themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës ka qenë që të ndërtohet një kornizë vendore ligjore dhe institucionale kredibile për t’i hetuar dhe ndjekur krimet që dyshohet të jenë kryer gjatë 1998-2000 në Kosovë. Në këtë kontekst ka qenë e paraparë që krimet që dyshohet të jenë kryer në të dy anët e konfliktit do të hetoheshin plotësisht dhe në mënyrë të duhur”.

Thaçi thotë se është zhgënjyese që zyra e prokurorit special ka dedikuar burimet e veta për të hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm shqiptarët e Kosovës, duke thënë se kjo e dëmton kredibilitetin e procesit.

“Është e papranueshme që personat emrat e të cilëve janë përmendur në raporte publike, sic është ai i senatorit zviceran Dick Marty, i publikuar në vitin 2010, i janë nënshtruar për gati 10 vite kërcënimeve se do të hetohen dhe potencialisht të gjykohen.”

Ai ka kritikuar, duke thënë se ka raporte të besueshme që pohojnë se kornizat statutore dhe procedurale të Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk janë në përputhje me standardet e njohura ndërkombtarisht për gjykim dhe trajtim të drejtë.

Tutje, ka përmendur faktin se personat që janë të përfshirë në proces nuk kanë të siguruara viza afatgjate Schengen për të udhëtuar, mirëpo, ju jepen viza për 14 ditë.

Thaçi ka kërkuar që këto shqetësime të tij të merren në konsideratë me urgjencë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo, duket se këtë letër të Thacit ku ai e shpreh shqetësimin lidhur me veprimtarinë e Speciales, janë pritur ndryshe në Shtetet e Bashkura.

Kjo është parë si tentativë e presidentit për të ndikuar në punën e Speciales, teksa, Pompeo ia ka treguar edhe pasojat nëse Kosova tenton të pengojë punën e Speciales.

“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë; pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën; do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan në letër.

Përmbajtjen e letrës që i ka nisur Pompeo e ka komentuar sot shkurtimisht edhe presidenti.

“Ajo letër është e qartë e qëndrueshme, shumë e saktë”, tha Thaçi pa komentuar më shumë për këtë çështje.

g.kosovari

Next Post
Koronoavirusi/ Iraku konfirmon vdekjet e para, Irani anulon edhe faljen e xhumasë, Gjermania tronditet nga shtimi i rasteve

Koronoavirusi/ Iraku konfirmon vdekjet e para, Irani anulon edhe faljen e xhumasë, Gjermania tronditet nga shtimi i rasteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In