• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi e pohon në Vjenë: Kosova është e gatshme për kompromis me Serbinë

by Java News
31/05/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në Austri për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, për perspektiven evropiane dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi ka theksuar se mund të lëvizim përpara, të angazhohemi për kompromis dhe t’i ndihmojmë njerëzit në Kosovë dhe Serbi që të arrijnë normalizimin dhe pajtimin historik, bën të ditur një njoftim nga Presidenca.

“Ose mund të mbërthehemi në status quo dhe t’i ftojmë forcat e ekstremizmit, nacionalizmit dhe rreziqeve të jashtme për të rrënuar të gjithë progresin që kemi arritur. Unë besoj dhe shumica e partive politike të Kosovës pajtohen, se ne tani duhet të lëvizim drejt zgjidhjes së përhershme”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka përmendur edhe tri elemente jetike që dialogu të ketë sukses.

“Kemi nevojë për angazhim shumë të fokusuar dhe të fortë nga Brukseli për të arritur një marrëveshje juridike kornizë mes dy palëve. Nuk mjafton që Brukseli vetëm të sigurojë një sallë dhe disa restorante.

Brukseli duhet të investojë për të arritur te vetë zgjidhja. Duhet të investojë burime, njerëz dhe kohë për mbylljen e këtij kapitulli. Besoj se zonja Mogherini do ta bëjë këtë”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se procesi ka nevojë edhe që Uashingtoni të mbetet i angazhuar.

 

“Jam takuar me Ëess Mitchell, zëvendëssekretarin e ri, si dhe kam takuar disa herë zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ka një interesim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar Ballkanin. Javët e fundit gjithashtu kam pasur takime të mira edhe me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel dhe ka një vullnet të fortë në Paris dhe Berlin për të na ndihmuar që ta arrijmë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaci, kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjithashtu është përkrahës dhe e mirëpret këtë agjendë, si dhe është i gatshëm të ndihmojë dhe dinamizojë procesin gjatë kryesimin të Presidencës së BE-së nga Austria.

Kurse, si element të tretë, presidenti Thaçi ka përmendur që zgjidhja duhet të jetë e favorshme për të dyja palët.“Ajo nuk mund të matet në kilometra të territorit, por në progres për integrimin e ardhshëm në BE.

Ne duhet të ofrojmë siguri dhe mundësi maksimale për serbët e Kosovës, por gjithashtu një vend të barabartë për Kosovën në familjen e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka theksuar se Kosova është e gatshme për dialog dhe është e gatshme edhe për kompromis, për marrëveshje dhe për marrëdhënie evropiane me Serbinë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Pranga babait të dhunshëm, rrahu dhe kanosi me thikë vajzën e mitur

Pranga babait të dhunshëm, rrahu dhe kanosi me thikë vajzën e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In