• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Bashkimi me Preshevën s’ka lidhje me shkëmbim territoresh, Shqipëria do jetë pro…

by A R
07/08/2018 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë në një intervistë telefonike për Top channel se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

Ai thotë se nuk ka komunikuar me autoritetet e Tiranës, por beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës.

“Në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve pasi ajo është një ide e vjetër e Serbisë. Kërkesë historike kjo e Serbisë. Në kuadër të korrigjimit të kufirit, rreth 400 km, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo kërkesë është krejt legjitime, e arsyeshme, historike, e vullnetit të qytetarëve. Idetë e ndarjes, janë ide që në asnjë rrethanë nuk mund të vihen në jetë nga askush në Kosovë”, shprehet Hashim Thaçi.

Pandi Gjata: A mendoni se edhe Beogradi do të kërkojë edhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut me Serbinë?

Hashim Thaçi: Në tavolinën time kam kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, për bashkangjitje me Kosovën. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejohet shkëmbi territoresh. Qytetarët e Preshevës e kanë dhënë vullnetin e tyre me referendumin e 1992 për bashkangjitje me Kosovën. Kjo është një e drejtë historike, legjitime. Qytetarët në Kosovë e pranojnë masivisht këtë ide, këtë projekt.

Pandi Gjata: Pse mendoni që Serbia mund ta pranojë këtë kërkesë të Kosovës për bashkim të Luginës së Preshevës?
Hashim Thaçi: Kjo është një e drejtë e deklaruar nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Kërkesa legjitime dhe realizueshme në mënyrë paqësore me Serbinë. Nëse do të ndodhë kjo, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA, as NATO, e as BE.

Pandi Gjata: A keni mbështetjen e SHBA dhe BE?
Hashim Thaçi: Nëse do ketë një marrëveshje dypalëshe, askush nuk do të jetë kundër. Para dy vitesh Belgjika dhe Holanda rishikuan në mënyrë paqësore vijën kufitare.

Pandi Gjata: A ka rakoordim me Tiranë për tezën tuaj të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi deri tani nuk kemi deklarata publike të Presidentit, kryeministrit, apo të Ministrisë së Jashtme për këtë çështje.
Hashim Thaçi: Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare. Por nuk dua të besoj se Shqipëria do të jetë në pozicionin kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Mbes me shpresë se Shqipëria do të pozicionohet përkrah vullnetit të tyre.

Pandi Gjata: Tani që po diskutohet bashkimi i Preshevës me Kosovën, a mendoni se i hap rrugë asaj që është diskutuar prej vitesh bashkimit të Kosovës me Shqipërinë? A druheni se do të hapet edhe ky diskutim, nëse kjo ndodh?

Hashim Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Kosovës është i deklaruar për të ardhmen euro-atlantike. Ky është edhe vizioni ynë.

Pandi Gjata: Përmes një statusi në Facebook i jeni kundërpërgjigjur ashpër edhe ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij në historinë e së shkuarës në raport me Kosovën.

Hashim Thaçi: Unë nuk i jam përgjigjur askujt, janë opinionet e mia për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Me të gjithë presidentët, duke filluar nga bisedimet në vitin 1991 me Ramiz Alinë, deri më sot me Ilir Metën; edhe me kryeministrat duke filluar me Fatos Nanon në vitet 1991-1992 e deri sot me Edi Ramën kam zhvilluar raporte korrekte, në transparencë të plotë dhe ruaj kujtimet më të mira për bashkëpunimin. Unë flas për fenomenet, jo për individët.

Next Post
Izraeli ndërton mur në det për izolimin e Gazës

Izraeli ndërton mur në det për izolimin e Gazës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

January 12, 2026
VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In