Gjatë spektaklit të së martës, Arbana Osmani prezantoi katër banorë të rinj që u bënë pjesë e “Big Brother VIP2”. Mes tyre ishte edhe Eni, i cili tha se nga vajzat i pëlqente Kiara Tito.
Por tani që ka kaluar disa ditë me banorët dhe i njeh pak më mirë, Eni ka treguar se kush është vajza që i pëlqen më shumë në shtëpi.
Gjatë një bisede me vajzat, ai ka treguar se është Tea, pasi sipas tij, është personi që i ka ndenjur më afër.
“Personi i parë që më ndenji afër kur erdha dhe më tregoi dhe disa gjëra ishte Tea”, tregoi Eni.
/e.d