Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur pushimet dhe duket se këto ditë ka vendosur t’i shijojë me familjen.
Një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, Meta e ka uruar nëpërmjet një fotoje familjare nga Prevalla, ku duket me gruan e tij, Monika Kryemadhi njëherësh edhe kryetaren e LSI-së, si dhe 3 fëmijët.
Ndonëse situata politike vijon të jetë në ngërç dhe se opozita nuk do ta ndalte aksionin e saj opozitar, duket se Kryemadhi është shkëputur për pak kohë.
Një ditë para vajtjes me pushime presidenti Meta, i bëri thirrje palëve politike të marrin përgjegjësit dhe të ulen në diskutime në interes të shqiptarëve. Ndërkohë Meta deklaroi se nuk do largohej me larg se 50 km nga Tiranë në mënyrë që të ishte i gatshëm për zgjidhjen krizës politike./l.m