• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tha se e kishin qëlluar me armë zjarri, përgjegjësi i HEC-it në Kacni u vetëplagos

by Java News
20/11/2016 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

olicia e Dibrës zbardh ngjarjen e ditës së djeshme ku një person u paraqit në Spitalin e Peshkopisë i plagosur me armë zjarri.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore  nga Policia rezultoi  se personi dyshohet se ka bërë kallzim të rremë, pasi është vetëplagosur dhe nuk është qëlluar nga të tjerë.

Policia ka sekuestruar pistoletën me të cilën u vetëplagos, ndërsa Andi Losha, 39-vjeç, është ndaluar nga Policia për 2 vepra penale.

Deklarata e Policisë:

“Gjatë ditës së djeshme  rreth  orës 15.00, jemi njoftuar nga  urgjenca  e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i plagosur me armë zjarri në pulpën  kembës  së djathtë  jashtë rrezikut për jetën shtetasi Andi Losha, 39 vjeç.

I dëmtuari i deklaroi Policisë se në një rrugë të  fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri por personin që e ka qëlluar  nuk e ka parë.

Menjeherë  është organizuar puna nga ana e Policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ku pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Specialistëve  për Krimet e Rënda në D.V.P.Dibër në bashkëpunim dhe me Prokurorinë Dibër, është bërë e mundur  zbardhja  dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes ku ka rezultuar se i dëmtuari është vetplagosur aksidentalisht me një armë zjarri Pistoletë.

Pak metra me larg vendit të ngjarjes Policia ka gjetur të fshehur armën e zjarrit  e cila është konstatuar së bashku me gëzhojën e bllokuar në folenë e fishekut.

Ndodhur në këto kushte Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P Dibër  kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Andi Losha 39 vjeç,  banues në Kacni, Dibër, me detyrë përgjegjës i HEC në Kacni.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  rrobat e dëmtuara nga arma e zjarrit , pasi pas vetplagosjes shtetasi Andi Losha i kishte ndërruar rrobat dhe i kishte fshehur.

Si dhe është sekuestruar predha e nxjerrë nga trupi i Andi Loshës.

Provat materiale do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 305 të Kodit Penal.”

Next Post
Problemet që Facebook i shkakton femrave me partnerët e tyre…

Problemet që Facebook i shkakton femrave me partnerët e tyre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In