Shoqja e ngushtë e moderatores Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të aktores së njohur, Olta Gixhari, e cila tha se “di shumë gjëra për Kiarën”.
Përmes një postimi në “Instastory”, Liesa shkruan: “Çfarë di Olta që s’e ditkam unë?”.
Nga ana tjetër, “Big Brother VIP2” është rikthyer te ofendimet, gjuha seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese. Edhe pse u paralajmëruar se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.
Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e djeshme. Ata kanë përfshirë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë.
Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.
“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”-tha Olta për moderatoren.
Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”.
/e.d