• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tha ‘Kosova është e humbur’, 100 intelektualë serbë mbështesin kreun e Akademisë

by Java News
20/10/2015 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Enver Robelli

Politika, shkenca dhe kisha – të gjitha janë bërë bashkë të martën pasdite në Beograd për të diskutuar për Kosovën. Në një takim të thirrur nga kryetari i Serbisë Tomislav Nikolić do të marrin pjesë kryeministri Aleksandar Vučić, patriarku Irinej, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojković, nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Dačić, ministrat Nikola Selaković, Nebojša Stefanović, Bratislav Gašić dhe drejtori i Zyrës për «Kosovë e Metohi», Marko Đurić.

Ditëve të fundit pala serbe është alarmuar mbi kërkesën eventuale të Bashkimit Europian se gjatë negociatave për anëtarësim Beogradi duhet të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ndonëse ende nuk kërkohet njohja eksplicite e Kosovës si shtet i pavarur. Autoritetet serbe po ashtu janë të shqetësuara mbi mundësinë e pranimit të Kosovës në UNESCO. Kryeministri Vučić ka deklaruar se gjasat për të penguar këtë janë të vogla, por Serbia po angazhohet me gjithë potencialin e saj diplomatik.

Në takimin te presidenti Nikolić është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë Vladimir Kostić, i cili ditë gjatë fundjavës ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë se Kosova nuk është në duart e saj. Kryeministri Vučić tha se e kishte ftuar personalisht kryetarin e Akademisë në takim. Por në njoftimin e kabinetit të Nikolićit përmenden emrat e dy akademikëve të tjerë që do marrin pjesë në takim.

Kostić, specialist me famë i sëmundjeve nervore, ka hedhur poshtë një aleancë të mundshme të Serbisë dhe Rusinë. Për të Serbia ka vetëm një alterantivë: integrimin në Bashkimin Europian. Pas deklaratës së Kostić-it për Kosovën presidenti Nikolić kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa mediumet e kontrulluara nga pushteti filluan një fushatë kundër tij për shkak se gjoja paskësh thyer një tabu.

Ndërkohë në mbështetje të akademikut Kostić kanë dalë mbi njëqind personalitete të jetës publike të Serbisë, intelektualë publikë dhe profesorë universiteti, përafqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. «Është e drejtë e secilit të shprehë qëndrimin e tij për Kosovën dhe për çdo temë tjetër. Kjo e drejtë nuk mund dhe nuk guxon t’i shkurtohet duke u thirrur në atë që individët apo pushteti e shpallin si interes nacional», theksohet në letrën e Qendrës për Politikë Praktike.

Këtë letër e kanë nënshkruar, mes të tjerëve, profesorët universitarë Dragan Popadić, Dubravka Stojanović, Ratko Božović, Ilija Vujačić, Milena Dragićević Šešić, Radina Vučetić, Jovan Teokarević, Slobodan Marković, Svenka Savić, akademiku Julijan Tamaš, gazetarët Gordana Suša, Branko Čečen, Rade Radovanić, Grujica Spasović, Jelka Jovanović, Mijat Lakićević, Miša Brkić, Nadežda Gaće, Vukašin Obradović, Nebojša Spaić, Slaviša Lekić, Vojkan Ristić, Vesna Mališić, sociologët Vesna Pešić, Srećko Mihajlović, regjisorët Kokan Mladenović, Anja Suša, Goran Marković dhe të tjerë.

«Kjo është një përkrahje për gjesin e guximshëm të një njeriu, i cili ka thënë atë që e mendon shumica», deklaroi Ljubinka Trgovčević, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Beogradit dhe po ashtu nënshkruese e letrës. «Njerëzit tanë, e sidomos politikanët tanë, më shumë duan të fshihen pas frazave patriotike të tipit , duke mos e pranuar se de fakto Kosova qëmoti është e humbur për Serbinë», deklaroi Trgovčević në një kronikë të Radio Europa e Lirë. Në mbrojtje të akademikut Kostić ka dalë edhe PEN Qendra e Serbisë.

Next Post

Dibër, sekuestrohen drogë dhe armë, arrestohen 4 poseduesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In