Carlos Tevez nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin nga trajneri i tij Massimiliano Allegri në minutat e fundit të ndeshjes, duke dashur që të mbetet në fushë deri në vërshëllimën e fundit.
Sipas mediave argjentinase, Tevez i ka thënë Allegrit “frikacak” por edhe nje fjale akoma me te rende ne spanjisht “Puto”, pasi trajneri italian e hoqi sulmuesin argjentinas për të hedhur në lojë mesfushorin Pereyra, sepse dëshironte ta mbronte rezultatin.
Ky veprim bën që mardhëniet e trajnerit Alegri me sulmuesin argjentinas të komplikohen së tepërmi dhe shton edhe më shumë mundësitë që Tevez të largohet në fund të sezonit drejt skuadrës argjentinase Boca Juniors.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









