• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tetë vjet padrejtësi, gjykatat liruan të gjithë përgjegjësit për vrasjet më 21 Janar

by Java News
21/01/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë vjet nga tragjedia e 21 janarit ku katër demonstrues u vranë gjatë protestës së opozitës se atëhershme, drejtësia nuk ka zbardhur ende vrasjet e dy prej protestuesve që janë Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Me një histori gjyqësore që u zbut nga shkalla e parë në të fundit, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi u shpall fajtor për ngjarjen e 21 Janarit për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Faik Myrtaj, ndërsa vartësi i tij Agim Llupo për vrasjen e Ziver Veizit.

Të dy ata bashkë u dënuan në total me katër vite burg. Por gjykimi për vrasjen e katër demonstruesve në Bulavard e njohu dështimin e parë në Gjykatën e Tiranës ku Prokurorisë i ra poshtë akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar gati gjysëm shekulli burgim, të dy ata edhe Prendi edhe Llupo u shpallën të pafajshëm për këtë akuzë pasi sipas kryesuesit të trupës, Besnik Hoxha, Prokuroria nuk solli prova bindëse.

Humbjen e radhës prokuroria e pësoi në shkallën e dytë kur sërisht nuk ia doli mbanë të bindë Gjykatën e Apelit, e cila i shpalli fajtor të dy zyrtarët e Gardës për vrasje nga pakujdesia, një vendim ky që më tej u vulos përfundimisht në Gjykatën e Lartë.

Në fakt përgjatë mëse katër vite proces gjyqësor prokuroria pretendoi se kishte zbardhur edhe vrasjen e protestuesit të tretë Hekuran Deda, për te cilin drejtoi gishtin e akuzës nga Agim Llupo.

Por gjykata tha se nuk ka asnjë provë se nga cila armë është qëlluar protestuesi.

Për të vrarin tjetër Aleks Nika, prokuroria nuk ka asnjë emër, megjith përpjekjet dhe ekspertizat e shumta që ka kryer

a.cupaj

Next Post
Eksperimenti: Duhanpirësit janë më pak tërheqës…

Katër këshilla/ Si ta lini duhanin njëherë e përgjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In