Një njeri ka rënë në koma dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje kritike shëndetësore, pas testimit klinik të një ilaçi të ri në Francë, ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë së këtij shteti.
Marisol Touraine deklaroi se ka ndodhur një “aksident shumë i rëndë” gjatë testimit të një laboratori privat në Rennes.
Ajo ka shtuar se sot do të bëjë vizitë emergjente në këtë qytet, i cili ndodhet në veri-perëndim të Francës.
Testimi është pezulluar dhe kompania është duke i hulumtuar vullnetarët, meqë është ende e paqartë se sa njerëz ishin përfshirë.
Në një deklaratë për media, ministrja ka thënë se pjesëmarrësit kishin marrë “një ilaç përmes gëlltitjes, i zhvilluar nga një laborator evropian”, i cili e kishte licencën e operimit.
Sipas të dhënave ende të pa konfirmuara, bëhet e ditur se ky ilaç ishte një qetësues me bazë kanabisi.