• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testimi, ja rastet kur punonjësit e administratës largohen nga puna

by Java News
22/11/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi i vlerësimit të punonjësve të administratës publike bazohet në testimin me shkrim, i cili ka 70 pikë si dhe në intervistën me gojë, e cila ka 30 pikë. Testimi realizohet nga një komision, i cili përbëhet nga pesë anëtarë, dy ekspertë të fushës, një përfaqësues nga DAP-i, një përfaqësues nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe një anëtar nga Trupa e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues. Për vlerësimin e rezultateve për secilin punonjës, secili prej anëtarëve jep pikët e tij.

Në përfundim, pikët mblidhen dhe më pas nxirret mesatarja e përgjithshme, e cila përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit. Komisioni brenda 2 ditëve nga përfundimi i procedurës së vlerësimit, duhet të shpallë rezultatet. Punonjësi që merr 90 – 100 pikë vlerësohet me “shumë mirë”, 70 – 89 pikë “mirë”, 51 – 69 pikë “kënaqshëm” dhe 0 – 50 pikë “jo kënaqshëm”.

Kush ndëshkohet 
Punonjësit që kanë marrë më pak se 50 pikë në testim, pra që janë vlerësuar “jokënaqshëm”, konsiderohen jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Atyre do t’u jepet edhe një mundësi për t’u rikthyer në vendin e punës. Ata mund të ndjekin trajnimin pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë. Këta punonjës të vlerësuar “jokënaqshëm”, në procedurën e parë të vlerësimit, i nënshtrohen një periudhe vlerësimi 3-mujore, nga eprori direkt, si dhe procedurës së trajnimit për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, pranë ASPA-s.

Në varësi të kategorive/grupeve, ASPA, në bashkëpunim dhe bazuar në rekomandimet e DAP-it, harton programet e trajnimit për nëpunësit e vlerësuar “jokënaqshëm” në përfundim të procedurës së testimit. Punonjësit që janë vlerësohen “jokënaqshëm” konsiderohen se nuk e kanë kaluar testimin. Në përfundim të procedurave , bazuar në rezultatet e testimit të realizuar nga komisioni i vlerësimit dhe në rezultatet e vlerësimit 3-mujor, eprori direkt vendos përshtatshmërinë ose jopërshtatshmërinë e nëpunësit civil në pozicionin e punës.

Si bëhet vlerësimi
Testimi i dytë i punonjësve që janë konsideruar jo të përshtatshëm dhe që i janë nënshtruar trajnimit, bëhet sipas vendimit për vlerësimin e rezultateve në punë. Vlerësimi i rezultateve në punë ka të bëjë me vlerësimin e realizimit të objektivave dhe vlerësimin e sjelljes profesionale. Vlerësimi i sjelljes profesionale ka të bëjë me vlerësimin e gabimeve/saktësisë në punën e kryer, realizimin në kohë të punës, kolegjialitetin e marrëdhënieve, gatishmërinë për punë në grup dhe shpeshtësinë se orëve të punës jashtë orarit.

Kur punonjësi i kategorisë ekzekutive, të ulët ose të mesme drejtuese, kur nuk është dakord me vlerësimin përfundimtar të rezultateve në punë, ka të drejtë të kërkojë shqyrtim të vlerësimit nga sekretari i Përgjithshëm/pozicioni i barasvlershëm me të/titullari i institucionit. Zyrtari autorizues, brenda 5 (pesë) ditëve, shqyrton ankimin dhe bën vlerësimin përkatës, i cili shënohet dhe nënshkruhet nga ky i fundit në formularin e vlerësimit të rezultateve në punë.

http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/testimi-kushtet-kur-punonjesit-largimi–largohen-nga-puna-454404.html

a.ç

Next Post
Moti për sot, paradite nuk ka reshje shiu, por në mbrëmje…

Moti për sot, rriten sërish temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In