• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testimi/ 10 % e mësuesve nuk kapin normat

by A R
18/07/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 3 mijë mësues që dhanë provimin e kualifikimit në muajin maj do të përfitojnë rritje page nga 700-2800 lekë, në varësi të shkallës së kualifikimit.
Vendimi nr.624, datë 24.07.2013, parashikon që efektet financiare apo shtesa për kualifikim në pagë për punonjësit arsimorë të hyjë në fuqi sapo ata të pajisen me certifikatën përkatëse.

Kështu, nga ky muaj, 2641 mësues kanë përfituar rritje rroge. Në bazë të kategorive, “Mësuesit e kualifikuar”, ata mbi 5 vite punë përfitojnë 5% të pagës bazë, “Mësuesit specialistë” me mbi 10 vite punë përfitojnë 10%, ndërsa “Mësuesit mjeshtër” me përvojë mbi 20-vjeçare kanë 20% mbi pagën bazë, e cila është 14 mijë lekë.

REZULTATET

Bazuar në të dhënat e analizuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, rezulton që nga 2889 mësues të cilët morën pjesë në provim, 91.3% e tyre kanë arritur të fitojnë kualifikimin, ndërsa pjesa tjetër, ose 248 mësues skualifikohen, duke u vlerësuar “Dobët”.

Prej tyre, pjesa më e madhe, 228, nuk zotërojnë njohuritë e nevojshme të lëndës që japin mësim, pasi rezultuan ngelës në pjesën e dytë shkencore të testit. Ndërsa 37 mësues nuk kanë kaluar pjesën e parë të provimit, që ka të bëjë me formimin e përgjithshëm si dokumentacioni, programet, metodologjia, etika e komunikimit dhe drejtshkrimi. Ata që nuk kanë njohuri as nga ana shkencore dhe as metodologjike janë 17.

Po ashtu, dy mësues janë skualifikuar, pasi kishin vendosur emrin mbi tezën e provimit. Sipas raportit të IZHA-s, më pak se gjysma e mësuesve vlerësohen me “Mirë”, 36% rezultojnë të kenë marrë “Shumë mirë”, ndërsa të shkëlqyer janë vetëm 5% e tyre.

Sipas krahasimit të rezultateve në 5-vjeçarin e fundit të provimit për kualifikim, vihet re një përmirësim i të dhënave të më- suesve që janë vlerësuar me “Shkëlqyeshëm” dhe “Shumë mirë” dhe një ulje të atyre që janë vlerësuar me “Dobët” dhe “Mjaftueshëm”. Nëse krahasohen rezultatet e mësuesve sipas kategorive, ata që gëzojnë “Më- sues i kualifikuar” janë paraqitur më dobët.

Ndërsa po t’i krahasojmë të dhënat totale të më- suesve që iu nënshtruan testit, kalueshmëria është e njëjtë, 91.3%, pavarësisht pjesëmarrjes më të madhe të arsimtarëve gjatë vitit që shkoi. Ky është viti i nëntë që mësues e drejtues shkollash i nënshtrohen provimit të kualifikimit./Panorama/a.m.

Next Post

"Drejtësia"/ Ja 3 negociatorët e PS-LSI-PD për reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In