• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testime masive, testime sipas siptomave, apo…

by Ilir Beqaj
02/04/2020 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Vijon debati botëror lidhur me përdorimin e testimeve si një nga instrumentat për të mbajtur nën kontroll pandeminë e COVID 19. Testimet janë çështje për të cilën ditët e fundit janë angazhuar drejtpërdrejt edhe vetë presidentët Trump e Makron si dhe kryeministri Johnson.

Sa testime duhet të bëjmë? Masive, personave me simptoma, të shënjestruara, ….

Italia është nga vendet më të prekura në botë nga COVID 19. Vlerësohet se është nga vendet me një numur të lartë testimesh të kryera. Sipas të dhënave të djeshme në Itali janë kryer 541 mijë testime apo 9016 testime për 1 milionë banorë. Nëse do të duhej që edhe Shqipëria të kishte bërë sa Italia do të duhet të kishte bërë 25,700 teste apo 14 herë më shumë.

Epidemia në Itali është prej 45 ditësh, ndërsa në Shqipëri prej 25 ditësh.

Shqipëria ka deri dje 91 pozitivë për 1 milionë banorë dhe 5,3 të vdekur për 1 milion banorë.

Italia ka deri dje 1829 pozitivë për 1 milion banorë dhe 218 të vdekur për 1 milion banorë.

Por edhe në ditën e 25 (rreth 13 mars) që nga fillimi i epidemisë në Itali, në atë vend kanë qënë 291 pozitivë për 1 milion banorë dhe 21 të vdekur për 1 milion banorë.

Shqipëria e filloi kufizimin që në ditën 1 të epidemisë me mbylljen e shkollave. Italia në ditët 20-25 të epidemisë.

Nëse dikush mund të shtrojë me të drejtë tezën se Italia ka pozitivë më shumë se ka testuar më shumë apo se testimi nuk tregon të gjithë pozitivët, të dhënat mbi vdekjen nuk mund të jenë të vlerësuara pjesshëm. Të dhënat për vdekjet janë të sakta. Sidomos në rastin e Shqipërisë që numurohen me gishta.

Analiza më e detajuar e të dhënave italiane sipas rajoneve na jep një panoramë të larmishme. Tabela në vijim jep të dhënat sipas rajoneve për teste për 1 milion, pozitivë për 1 milion, vdekje për 1 milion dhe raportin testime : pozitivë. Rradhitja është sipas rajoneve më i larti te më i poshtmi rajon sipas testeve për 1 milion banorë. Lombardia është rajoni më i prekur nmë Itali. Ka kryer 12072 teste për 1 milion banorë. Më shumë se edhe Koreja e Jugut. Ka 17 % të popullsisë së vendit, janë kryer në të 22,4 % e të gjithë testeve të Italisë, ka 40,5 % të rasteve të Italisë dhe ka 58 % të vdekjeve të Italisë.

Në përpjekje për të kuptuar ku ndryshon një rajon nga tjetri, falë informacionit të bollshëm, të përditësuar dhe lehtësisht të lundrueshëm më tërhoqën vëmendjen ndryshimet e mëdha nga rajoni në rajon të raportit midis testimeve dhe rasteve pozitive. Tabela më poshtë është si e mësipërmja por rradhitja nga më i madhi te më i vogli është bërë sipas treguesit testime:pozitivë.

Uau! Lombaridia më dobët se çdo rajon tjetër në Itali. 2,71 testime për një pozitiv. Sikur Shqipëria të kishte bërë deri 750 testime. Në fakt Shqipëria ka bërë deri dje 2,45 herë më shumë.

Në Itali janë bërë mesatarisht 7,8 testime për rast (deri dje ky tregues në Shqipëri është rreth 6,7).

Rajonet italiane që kanë bërë rreth 10-11 test për pozitivë (për 10 çdo teste negative del 1 test pozitiv) janë edhe ato rajone më tregues më të mirë përsa i përket rasteve dhe vdekjeve. Mesa duket suksesi i rajonit të Venetos mund të jetë jo thjesht pse ka bërë shumë teste (22mijë teste për 1 milion banorë) por sepse për çdo pozitiv ka bërë hetim efikas për të shkuar me shënjestër sa më të saktë te kontaktet e tjerë e kështu me rradhë.

A është vallë 11 teste për rast pozitiv një numur i “artë” për të administruar epideminë e COVID?

Flitet shumë për pamjaftueshmërinë e pajisjeve nëpër spitale, por mesa duket kjo është një betejë që edhe pse zhvillohet në disa fronte, fitohet më shumë në territor.

Next Post
Koronavirusi shkatërron ekonominë/ Në Amerikë regjistrohen 6.6 milionë të papunë

Koronavirusi shkatërron ekonominë/ Në Amerikë regjistrohen 6.6 milionë të papunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In