• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi i parë i “Vetting”-ut!

by Mero Baze
23/11/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, ishte një test që provonte sa të frikësuar janë anëtarët e kësaj gjykate nga ligji i “Vetting”-ut. Ajo nuk vlente për të dëgjuar as arsyetimin e socialistëve që kërkonin pezullimin, dhe as arsyetimin e Gjykatës që bënte sikur vazhdonte procedurën, por për të parë nëse dikush prej tyre ndjehet i lirë si gjykatës.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste, e mbështetur dhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zhbllokuar pezullimin e ligjit të “Vetting”-ut, deri në marrjen e vendimit final nga Gjykata Kushtetuese. Arsyetimi i bërë nga socialisti Pandeli Majko, se kjo shumicë nuk ka asnjë konflikt interesi me drejtësinë dhe se nuk ka asnjë çështje të ndjeshme në proces, nuk i mallëngjeu gjykatësit. Ata nuk e shikojnë “Vetting”-un si interes i socialistëve, por si dënim i tyre. Nuk i impresionoi aty, as prezenca në sallë e dy ambasadorëve të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese dëshmoi se ishte e qartë në vendimin që kishte marrë disa javë më parë, dhe nuk kishte ndryshuar mendim.

Mbi të gjitha, ajo është e qartë se çfarë kërkon ai ligj. Ai ligj kërkon që gjyqtarët të kalojnë në “sitën” e kontrollit financiar, edukativ dhe në atë të integritetit profesional, çka përkthehet me shkarkimin e tyre.

Pra, Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar seancën e sotme si seancën e parë të “Vetting”-ut për ta, dhe e refuzuan atë, duke dëshmuar në të njëjtën kohë se janë jo vetëm në konflikt interesi me çështjen që gjykojnë, por dhe të dëmtuar prej saj.

Procedura e “ngrirjes” së ligjit, është thjesht çështje politike. Presidenti Bujar Nishani dhe KLD ende e kontrolluar prej tij, duan fushë të lirë për të vepruar në emërimet e muajt e fundit, duke mbushur sistemin me militantë, dhe duke bërë “qokat” e fundit politike për gjyqtarët dhe prokurorët që u kanë qëndruar besnikë politikisht. Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese është vënë në rresht bashkë me PD, për të shërbyer si një mekanizëm që kërkon të përforcojë sistemin me gjyqtarë militantë.

Në dhjetor, siç ka premtuar Komisioni i Venecias, do të shprehet për çështjen dhe Gjykata Kushtetuse do të detyrohet të miratojë zbatimin e ligjit. Dëmi që ajo mund të shkaktojë është vetëm politik. Ajo mund të vonojë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mund t’i japë kohë Bujar Nishanit të fusë ende ca gjyqtarë e prokurorë në sistem, duke mbledhur lekët e fundit.

Pas kësaj, ligji i “Vetting”-ut duhet të fillojë pikërisht nga këta të fundit. Të parët që duhet të futen në “sitë”, janë ata që janë emëruar falë këtyre manovrave të shëmtuara për t’i dhënë vetes kohë të infiltrojë në sistem gjykatës dhe prokurorë politikë.

Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuse janë të vetmit që e dëshmuan me vullnetin e tyre se ndjehen viktima të këtij ligji. Këta nuk ka nevojë të kalohen në procesin e “Vetting”-ut. Këta e kishin sot seancën e parë të “Vetting”-ut për veten e tyre dhe e humbën. Ata janë vetëdeklaruar fajtorë. Thjesht duhet të zëvendësohen.

Next Post

Tjetër aksident tragjik, mjeti përplas për vdekje fëmijën 5-vjeçar në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In