• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi i matematikës, Malaj: Turp kombëtar që ish-kryeministri gënjen

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa rrjete sociale kanë publikuar një test matematike duke pretenduar se është testi origjinal i provimit të Matematikës që zhvillohet sot për maturantët. Provimi i Matematikës nisi sot në orën 10:00 dhe në testin e publikuar iu jepen zgjidhje të gjitha pyetjeve. Në total janë 25 pyetje, 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

Ndërkohë, vetë maturantet pohuan se nuk ka qenë ky test ai që u ka qëlluar në provimin e sotëm. Nga ana tjetër, maturantët pohuan se para orës 11:50 doli varianti B i tezës, i cili u kishte qëlluar atyre në provimin e sotëm. Po ashtu, burime nga Ministria e Arsimit pohuan se nuk behet fjalë për këtë test.

NIKOLLA: JA E VËRTETA E TESTIT TË PUBLIKUAR NGA BERISHA. TURP KOMBËTAR

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla me anë të një statusi në Facebook, ku ka publikuar dhe testin e provimit të sotëm të Matematikës. Nikolla e ka cilësuar një turp kombëtar mesazhin e ish-kryeministrit Sali Berisha. “E vërteta e testit të publikuar nga Sali Berisha. Një ish-kryeministër që gënjen publikisht. Po. Ky është turp kombëtar! Bashkëlidhur prova për këtë:”, citohet në mesazhin e Nikollës.

MALAJ PER NEWS 24: NUK KA PASUR RRJEDHJE INFORMACIONI, LAJMI PER TEZEN NUK ESHTE I VERTETE

Ndërkohë, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj në një lidhje telefonike për News24 hodhi poshtë të gjitha pretendimet në lidhje me qarkullimin në rrjetet sociale të tezës së provimit të Matematikës. Malaj thekoi se në asnjë moment nuk ka pasur rrjedhe informacioni nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërsa pohoi se ky ka qenë ndër provimet më të mira në historinë e Maturës Shtetërore.

Në rast të parë dua të falënderoj maturantët, se kanë bërë një provim të mirë. Dje nga ora 10:45 webi Lolita nxori një lajm ku pohonte se u zbulua skandal. Ky nuk ishte i vërtet, ndërsa u krijua një situatë e vështirë. MAS ka marrë me seriozitet këtë proces. Procesi i Maturës Shtetërore nisi në 10:00, deri në 12:30, përfunduan të gjitha provimet. Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje informacione. Ka pasur informacioneve të ndryshme. Nuk na rezulton rrjedhje të informacionit. Rrjete të ndryshme sociale që kanë marrë si mision që të krijojnë tension, do t’ju them se ky proces e ky provim ishte një nga provimet më të mira të organizuara. Matura Shtetërore nuk i përket veç MAS, por edhe mbarë vendit. Dua t’ju bëj me dije të gjithë atë që menaxhojnë rrjetet sociale; mos luani me shqiptarët” tha Malaj.

PRETENDIMET

Për këtë fakt ka reaguar në profilin e tij në Facebook edhe ish-kryeministri Berisha duke e cilësuar “një turp kombëtar”. “Horrat e shtetit nxjerrin në treg, një ditë përpara, testin e Matematikës si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij shteti”, shkruan Sali Berisha, duke publikuar fotot e testit të provimit.

BW/d.i.

Next Post

Türkyilmaz: Petkoviç duhet ta largojë Shaqirin nga ekipi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com