• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi i kuqezinjve me Marokun, si do të rreshtohen lojtarët dhe skemat e De Biasit

by Java News
31/08/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, Shqipëria luajti në Europian. Tashmë, disa muaj më vonë, është hera e parë që skuadra nuk ka një kapiten. Në ambientet e hotelit ku kanë qëndruar kuqezinjtë, deri në orët e fundit të mbrëmjes së djeshme, nuk dihej se cili do të ishte pasuesi i Canës. Koha e shkurtër në dispozicion të trajnerit për të përgatitur ndeshjen me Marokun, ka detyruar stafin e tij që të kryejë ushtrimet në funksion të tij.

kombetarja stervitje marok
Cast nga stervitja e kombetares para miqesores me Marokun

Për nga mënyra sesi lojtarët kanë qenë të vendosur dje në grupe, në seancën e paradites, lihej të kuptohej logjika me të cilën trajneri do të përzgjedhë 11-shen për këtë miqësore. Jo vetëm kaq, por gjithçka është konfirmuar në stërvitjen e pasdites, ku “të përzgjedhurit” janë vënë përballë pjesës tjetër. Jo në kushte loje, por në ushtrime të improvizuara pa kundërshtar.

Rreshtimi – Shqipëria nuk ka vend për eksperimente. Linja e mbrojtjes me katër, treshja e “digës” përpara saj si dhe një sulmues që prin ekipin janë tashmë të garantuara. Diferenca është në sjelljen e dy mesfushorëve anësore, të cilët duhet të dinë të rreshtohen si mesfushorë mbrojtës kur preson kundërshtari dhe me tipare sulmuese, sa herë që ne do të kemi topin në zotërim.

Formacioni – Javën e fundit është larguar nga Lacio, edhe pse ende jo zyrtarisht, mirëpo Etrit Berisha pritet të jetë sërish portieri titullar i kuqezinjve. Në repartin e mbrojtjes, Gjimshiti do të vendoset përkrah Mavrajt. Mbrojtësi i Atalantës është ai që pason Canën, duke qenë se Ajeti është i dëmtuar, ndërsa Veseli pret si alternativë e gatshme. Nga krahët, Hysaj është i pazëvendësueshëm dhe Lenjani vendoset në të majtë.

Duke ditur ngarkesën e lojtarëve, futbollisti i Karabakut do të kursehet nga De Biazi për minutat e para të miqësores, për të rikthyer Lenjanin në të majtë të prapavijës. Përpara tyre, Xhaka është në formën e duhur për të bërë “digën”. Me Bashën dhe Abrashin, treshja qendrore e mesit të fushës i ka të gjitha: grintën, forcën fizike, “mushkëritë” për të mos ndaluar kurrë së vrapuari si dhe qetësinë e fantazinë për t’i dhënë frymëmarrje ekipit, sa herë që ka topin në zotërim dhe duhen nisur aksionet.

Nga krahët, i rikthyeri në Kombëtare, Jahmir Hyka, pritet që të ketë një fanellë titullari. Gjithashtu, trajneri do të besojë te forma e Gashit. Në seancën e djeshme, të dy këta lojtarë janë alternuar mes tyre dhe kanë treguar gatishmëri për të luajtur në të dy krahët. Pra, balotazhi i tyre, nuk është me njëri-tjetrin, por me krahun në të cilin do të vendosen.

Sulmi- Sokol Cikalleshi duket më i avantazhuar sesa Sadiku. Balaj “penalizohet” nga udhëtimi i gjatë nga rajonet e Çeçenisë, ndërkohë që Manaj ka pasur minuta në fundjavë dhe të dy këta të fundit janë bashkuar me ekipin vetëm në seancën e pasdites./panorama/.a.k

Next Post
Njoftoi për dy të vrarë dhe fiku telefonin, mister ngjarja e Korçës

Njoftoi për dy të vrarë dhe fiku telefonin, mister ngjarja e Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In