• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testet që duhet t’i bëni kur të arrini të pesëdhjetat

by Aalison Pearse Stevens
16/08/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse jeni rreth të 50-ve, duhet patjetër t’i bëni këto 5 teste gjaku rregullisht:

Testet e gjakut për hepatitin

Virusi që vret më shumë njerëz se çdo sëmundje tjetër është hepatiti C. Duke qenë se sëmundja e mëlçisë nuk shfaq zakonisht asnjë simptomë, shumë njerëz as nuk e dinë që e kanë këtë virus apo që duhet të testohen për të.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjes, gati gjysma e 3.5 milionë amerikanëve jetojnë e hepatitin C pa e ditur se janë të infektuar. Nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Për të diagnostifikuar sëmundjen duhet të kryeni vetëm një test të thjeshtë gjaku, dhe nëse testi rezulton pozitiv, duhet të trajtoheni sa më shpejtë, para se të virusi të bëhet i rrezikshëm.

Testin e glukozës në gjak për diabetin

Nëse jeni mbipeshë, keni tension të lartë të gjakut dhe një nga pjesëtarët e familjes suaj është prekur nga diabeti, duhet të kryeni patjetër një test për të matur nivelet e sheqerit në gjak. Personat e moshave nga 40-70 që janë mbipeshë ose obezë duhet patjetër ta kryejnë këtë test, paralajmërojnë ekspertët.

Testin për kolesterolin e lartë

Të gjithë meshkujt mbi moshën 35 vjeç dhe femrat mbi moshën 45 vjeç duhet të bëjnë masin rregullisht nivelet e kolesterolit, duke qenë se kjo moshë është edhe më e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Numri i saktë i testeve varet sa të shëndetshëm jeni. Nëse e dini se keni kolesterol të lartë dhe trajtoheni me statinë, duhet të kryeni kontrolle njëherë në vit për t’u siguruar që ilaçi po funksionon.

“Nëse dikush është i shëndetshëm, nuk ka nevojë që ta bëjë këtë test çdo vit. Nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta, ose vuani nga një sëmundje tjetër, si diabeti për shembull, i cili rrit rrezikun për t’u prekur nga problemet në zemër, duhet të testoheni patjetër rregullisht”, rekomandon dr. George A. Kuchel , profesor tek “Universiteti Connecticut Center on Aging”.

Test gjaku për infeksionet seksualisht të transmetueshme

Nëse po kryeni marrëdhënie seksuale me një partner të ri, me disa partnerë ose nuk përdorni zakonisht masa mbrojtëse, duhet të bëni teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni më të hapur me mjekun, dhe t’i tregoni për ndryshimet në aktivitetin tuaj seksual. Edhe pse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të rralla tek moshat mbi 50 vjeç, ato janë në rritje.

Teste për hipotiroidizmin

“Hipotiroidizmi është një sëmundje e përhapur më shumë tek moshat e vjetra, dhe zakonisht shfaqet me simptoma që janë vështirë të diagnostifikohen”, thotë prof. Kuchel.

Prandaj ai rekomandon që këto mosha sidomos të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tiroideve, citohet “shendeti.al”. (b.an)

Next Post

Christian Taylor ruan titullin olimpik në trehapësh, por nuk thyen dot rekordin botëror 21 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In