• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tesla: Automjetet elektrike të prodhuara në Kinë do të eksportohen në Evropë

by A R
28/10/2020 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit, kompania e famshme e automjeteve elektrike “Tesla” shpalli se “Model 3”, i prodhuar në superfabrikën e saj në Shangai, do të eksportohet për herë të parë në Evropë. Analistët janë të mendimit se kjo mishëron jo vetëm forcën shumë të madhe konkurruese të Kinës në sektorin e manifakturës, por edhe rolin e rëndësishëm të Kinës në garantimin e zinxhirit industrial dhe në stabilizimin e zinxhirit të furnizimit.

Njoftohet se fabrika e “Tesla”-s në Shangai e nisi eksportimin e automjeteve qysh nga tetori i këtij viti. Tipi i eksportuar, versioni i përditësuar i “Model 3” me gjatësi standarde udhëtimi, është i njëjtë me tipin për tregun kinez. Kontingjenti i parë i makinave “Model 3” të prodhuara në Kinë do të eksportohen në Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane. Parashikohet se këto automjete do të mbërrijnë në portin e Zibruzhit të Belgjikës në fund të muajit tjetër.

Song Gang, drejtori i prodhimit dhe i operacioneve i superfabrikës së “Tesla”-s në Shangai, tha: “Falë kontrollit tonë të shkëlqyer të zinxhirit të furnizimit dhe hallkave të ndryshme të prodhimit, produktet tona kanë epërsi shumë të madhe në kosto e cilësi dhe mund të plotësojnë kërkesat shumë të rrepta evropiane për cilësinë e automjeteve.”

Sivjet, me ndihmën e palëve të ndryshme, fabrika e “Tesla”-s në Shangai ka kapërcyer ndikimet negative të epidemisë së COVID-19 dhe prodhimi e shitja u rimëkëmbën shumë shpejt. Song Gang tha: “‘Tesla’ po mendon aktivisht për shtimin e investimeve në Kinë, që të japë kontribut për stabilizimin e investimeve të huaja në Kinë, për garantimin e tregtisë së jashtme dhe për ‘dy qarkullimet’.”

“Tesla”-ja ka dy fabrika në botë, përkatësisht në Kaliforni e Shangai, ndërsa një e tretë në Gjermani është në ndërtim e sipër. Fabrika në Shangai u fut në funksionim në fund të vitit 2019, vetëm dhjetë muaj pas nisjes së ndërtimit. Në fillim të këtij viti, fabrika në Kaliforni e ndërpreu prodhimin për një kohë të shkurtër, ndërsa ajo në Shangai vazhdoi funksionimin me kapacitet të plotë, duke siguruar furnizimin për tregun kinez.

Kryeekzekutivi i “Tesla”-s Elon Musk ishte shprehur më parë se automjetet e prodhuara në Kinë do të ishin vetëm për tregun kinez dhe nuk do të eksportoheshin në tregje të tjera. Por Jia Xinguang, kryeanalisti i Kompanisë së Konsultimeve për Zhvillimin e Industrisë së Automjeteve të Kinës, vuri në dukje se suksesi i Kinës në kontrollin e epidemisë e ndryshoi idenë e mëparshme të Musk-ut. “Fabrika në Shangai është i vetmi vend ku ‘Tesla’ mund të shtojë vëllimin e prodhimit. Kjo fabrikë në Kinë mbetet e vetmja shpresë për të. Në tremujorin e dytë të këtij viti, prodhimi në fabrikën e Shangait zuri 1/3 e vëllimit të përgjithshëm global. Kjo përqindje do të shtohet edhe në tremujorët e tretë dhe të katërt,” theksoi ai.

Bai Ming, eksperti për tregun ndërkombëtar i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, vuri në dukje se Kina ka dhënë një kontribut relativisht të madh për stabilizimin e industrisë botërore të automjeteve. Sipas tij, nga aspekti makro, zhvillimi i ekonomisë kineze u ka shtuar besimin vendeve të tjera dhe i ka ndihmuar ato që të rimëkëmben gradualisht nga recesioni ekonomik.

Next Post
Kryebashkiaku i Gjirokastrës publikon diplomat: Ja e vërteta e shkollës së mesme

Kryebashkiaku i Gjirokastrës konfirmohet me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In