• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Terrorizmi, Meta: Për një Europë në paqe duhen përpjekje ndërparlamentare

by A R
25/11/2015 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha vendet evropiane duhet të intensifikojnë përpjekjet ndërparlamentare për një Evropë më të fortë dhe më solidare përballë kërcënimeve terroriste. Këtë bindjen ndanë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë Laura Boldrin gjatë vizitës që kryeparlamentari shqiptar po zhvillon në shtetin fqinj.

Meta dhe Boldrini diskutuan mbi sfidat e fundit të sigurisë që po kalon kontinenti evropian, sfida që lidhen me kërcënimet e terrorizmit, krizën e refugjatëve dhe ndryshimet klimaterike, dhe në këtë kuadër u vlerësua se duhet bashkëpunim ndërparlamentar për të pasur një Evropë më sociale dhe larg retorikave populiste.

Znj. Boldrini vlerësoi rolin dhe angazhimin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, në përballimin e këtyre sfidave të përbashkëta. Ndërkohë, Meta theksoi se Shqipëria do të jetë një kontribuuese aktive në shërbim të sigurisë dhe paqes, duke nënvizuar se ky proces ka nevojë për solidaritet, gjithpërfshirje dhe ndarje të përgjegjësive dhe barrës financiare.

Kryetari i Kuvendit Meta i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë të shkëlqyera dhe kërkoi të thellohet dhe të konkretizohet më tej partneriteti strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe prezencës së kompanive të mëdha italiane në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.
Meta kërkoi angazhimin e znj. Boldrini në përshpejtimin e procedurave të miratimit të ligjit për heqjen e taksave të transportit për bizneset.

203004

Duke sjellë në kujtesë lidhjet historike mes dy popujve, dy kryeparlamentaret vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në Itali, veçanërisht atij arbëresh. Në këtë kuadër Meta kërkoi një vëmendje më të madhe dhe mbështetje financiare për shkollat në gjuhen shqipe të komunitetit arbëresh.

“Janë me mijëra studentë shqiptare që studiojnë dhe diplomohen çdo vit në universitetet italiane, -theksoi Meta, – të cilët janë një urë e fuqishme lidhëse dhe kanë një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në vitet që vijnë, veçanërisht në përballimin e sfidave të integrimit evropian.

Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, znj. Boldrini tha se Italia është e gatshme të ofroje ekspertizën e saj gjatë procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, si një konfirmim i përkushtimit të qartë italian ndaj perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Meta shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes italiane, duke vënë në dukje se “Italia ka qenë gjithnjë përkrah Shqipërisë që në momentin e parë të tranzicionit dhe vazhdon të jetë avokatja më e fuqishme e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, – nënvizoi z. Meta, – Shqipëria synon përshpejtimin e ritmit të reformave, me fokus të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë, para hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”.

Në përfundim, pasi vlerësoi kontributin në vite të znj. Boldrini ndaj popullit shqiptar, veçanërisht gjatë luftës së Kosovës, Meta e ftoi znj. Boldrini për një vizite zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

203003

Next Post

Shpartallimi nga Barcelona, tallje pa fund për Romën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In