Policia turke ka arrestuar 61 persona me dyshimin për lidhje të mundshme me Shtetin Islamik, pas disa operacioneve antiterror të zhvilluara në dy qytete.
Lajmi konfirmohet këtë të dielë nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Forcat antiterrorizëm të policisë bastisën shtëpitë në Bursa, provincë veriperëndimore e Turqisë, dhe arrestuan 29 persona, përfshi 28 shtetas sirianë dhe dy azerbajxhanas, thuhet nga media në fjalë. Tetë prej të dyshuarve janë minorenë.
Ndërkohë, orët e para të mëngjesit të sotëm, policia arrestoi edhe 22 persona në provincën verilindore Erzurum, si pjesë e hetimeve ndaj organizatave terroriste. Mes të ndaluarve këtu janë edhe disa krerë të lartë të organizatës, thotë “Anadolu”, por pa përmendur ndonjë emër të saj.
Policia ka konfiskuar disa armë, municione dhe dokumente gjatë operacioneve të zhvilluara në disa vendndodhje të ndryshme.
a.ç