Policia në Somali thotë se militantët islamikë i kanë vrarë së paku 19 persona gjatë një sulmi të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një restorant të popullarizuar në kryeqytetin, Mogadishu.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaedën.
Pesë persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në restorant, pasi kishin aktivizuarmë herët dy makina-bombë. Terroristët zhvilluan një betejë t]përgjakshme me forcat e sigurisë së Somalisë.
“Ata i vranë së paku 19 njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra”, tha oficeri policor, Mohamed Abdirahman, raporton AFP.
Këtë sulm të militantëve ai e ka përshkruar si “barbar dhe brutal kundër civilëve të pafajshëm”.
Një tjetër oficer policie, i cituar nga agjencia AP, tha se forcat e sigurisë e kishin marrë kontrollin ndaj këtij restoranti, pak para agimit të sotëm.