Raportohet se terroristët e ISIS’it, po lënë mjekrrat në fushëbeteja si pasojë e frikës nga sulmet ruse kundër tyre në Siri. Daily Mail raporton se shumë terroristë të ISIS’it po heqin mjekrrat dhe po vishen si gratë në mënyrë që t’u shpëtojnë sulmeve ruse, të cilat po bëhen në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi, që besohet të jenë realizuar afër Aleppos, ku shihen shumë “mjekrra” të braktisura nga terroristët e ISIS’it.
Madje, ata kanë “rënë edhe më poshtë” se kaq. Daily Mail raporton se shumë prej tyre, kanë gjetur një metodë të rë për t’u shpëtuar sulmeve ruse. Po vishen si gra dhe në këtë mënyrë po bëjnë përpjekje të kalojnë kufirin me Turqinë.