Tetë militantë e kanë hedhur veten në erë me një granatë në veri të Bangladeshin, në mënyrë që të mos iu dorëzoheshin policisë, policia vendase ka njoftuar sot. Policia i kishte urdhëruar militantët – të cilët fshiheshin në vendin e tyre të fshehtë në Nasirpur, në verilindje të kryeqytetit Daka – që të dorëzoheshin, por ata zgjodhën që ta hidhnin veten në erë me granatë.
“Deri në tetë militantë, përfshirë një femër, u vranë,” ka thënë shefi i policisë kundër terrorizëm, Monirul Islam
ma.me