Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se tri sirianët që besohet se janë dërguar në Gjermani nga grupi i Shtetit Islamik, ISIS, duket se i kanë përdorur të njëjtit trafikues dhe kanë pranuar pasaporta nga i njëjti repart si disa nga sulmuesit e përfshirë në sulmet e Parisit.
Tre sirianët u arrestuan sot në veri të Gjermanisë.
De Maiziere ka thënë se ata kanë qenë nën vëzhgim për muaj të tërë dhe se nuk ekziston ndonjë tregues për plane konkrete për ndonjë sulm./a.m.