Terror në Kinë, shpërthimi gjigand shkakton 44 të vdekur, qindra të plagosur
Një shpërthim gjigand ka tronditur mbrëmë qytetin e Tianxhinit në verilindje të Kinës. Sipas ndërtimit të ngjarjeve nga policia, fillimisht ka shpërthyer një anije e ngarkuar me eksplozivë dhe pak sekonda më pas, ka pasuar një shpërthim tjetër, me fuqi nga 3 deri në 21 tonelata tritol.
Shifrat e të vdekurve vazhdojnë të ndryshojnë, por deri tani numërohen të paktën 44 veta të vrarë nga shpërthimi, mbi 40 të humbur dhe rreth 400 të plagosur. Shumë nga të vrarët dhe të humburit janë mes zjarrfikësve, të cilët luftuan për kontrolluar flakët e shkaktuara nga shpërthimi.
Shpërthimet kaq qenë kaq të fuqishme saqë janë dëgjuar shumë kilometra larg, ndërsa vala e tyre ka tronditur thellë lagjet e banuara përreth, ku shumë pallate janë kthyer në të pabanueshme brenda pak sekondave.










