• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Territorialja”/ Denaj: PS s’është dakord me shtimin e bashkive! Vangjeli: Shqipëria e vogël për t’u ndarë në principata

by Java News
26/09/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj sa i përket reformës territoriale. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Anila Denaj tha në emisionin Kontrast në Report Tv se nuk janë për shtim të numrit të bashkive dhe kjo sipas saj ka dalë në pah edhe gjatë dëgjesave me ekspertët. Në një intervistë për gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, denaj shprehet se vetë ajo është për të ulur numrin e bashkive.

“Nuk kemi folur për numra. Pas shumë dëgjesave dhe reagimit të PD, secilës anë të PD që erdhën me shifra të ndryshme, por rreth të njëjtit numër të inflacionuar në gjykimin e maxhorancës, mbi 90. Në reagim të këtyre ofertave, por jo formalisht sepse nuk kemi parë raportin e ekspertëve të opozitës. Ne si maxhorancë nuk kemi reaguar për numrat konkretë, por kemi dëgjuar një numër të madh ekspertësh të cilët si ata që përfaqësojnë shoqërinë civile, edhe pjesa e botës akademike, edhe grupe të ndryshme minoriteti. Kemi dëgjuar 240 dëgjesa dhe ka dal e qartë që numri i madh i ofruar në tavolinë nuk është alternativa për një vijim të suksesit të reformës territoriale të 2015. Ne gjykojmë që duhet të qëndrojë kështu siç është, por mbetemi për të parë punën e ekspertëve të maxhorancëves. Unë si financiare them më pak bashki më mirë, se ekonomia e shkallës vlen edhe në këtë rast”, u shpreh Denaj.

Denaj shpejgoi edhe përse PS këmbëngul që të mos shtojnë numrin e bashkive, ashtu siç kërkon opozita. Sipas saj, problematikat që ka shfaqur reforma territoriale nuk kanë përse të zgjidhen me shtim të numrit të bashkive, pasi problemi qëndron tek zbatimi i reformës nga pushteti vendor. Denaj tha se këto problematika zgjidhen me akte juridike ose me strategjinë e decentralizmit, nuk ka përse të ‘copëtohet vendi’.

“Ekspertë e opozitës vijnë në prezantim me datë 30, ne në javën pasardhëse.  Shumë nga problematikat që u shfaqën në dëgjesa, është e padiksutueshme që ka problematika. Nuk do të thotë që reforma s’ka qenë e domosdoshme dhe s’ka kryer misonin. Problematikat sis rezultat i mënyrës sesi zbatohet në praktikë nga pushtet vendor, janë legjitime, por nuk adresohen me shtimin e bashkive. Mazhoranca thotë se problematikat zgjidhen me akte juridike, me rekomandime në strategjinë e decentralizmit. Përse duhet të kërkojmë dritare të tjera kur ekzistojnë. Pse duhet ta copëtojmë më shumë territorin duke rënduar mbi bashkitë, në atë që është thelbi, e ardhura”, tha Denaj.

Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli thotë se Shqipëria nuk duhet të ndahet në bashki të tjera, pasi ka një sipërfaqe të vogël. Ai thotë se opozita këmbëngul në shtimin e numrit të bashkive për efekt elektoral.

“Shqipëria është  e vogël për tu ndër pafundësisht në principate. Është maxhoranca që ka detyrën për të gjetur paratë. Politika ndërhyn këtu se ende nuk ka ndarë mendjen se cila është filozofia për të bërë ndarjen. Pala tjetër ka flamurin e populizmit, i cili mbetet emblemantik, edhe në shprehjen që për një certifikatë do zbresë malësori për në qytet. Thelbi qëndron gjetkë, socialistët të detyruar nga lapsi ekonomisë, shtuar nga bindja e tyre për epërsinë territoriale, janë të bindur që duhet një numër edhe më i vogël se 61 bashki. Përballë tyre, ata të cilët nuk kanë probleme me financimin, ti gjejë shteti thonë, duke luajtur me teorinë shifrave shkojnë deri tek 100, për një arsye të thejshtë. Në rastin e parë socialistët besojnë se mund të marrin 20 përballë 10 të kundërshtarëve të tyre. Në rast se do ishin 100, do ishin 65 me 35. Kjo në teori do dukej sikur afronte një barazi, është iluzioni. Do ishte e udhës të ndahej në 4 apo 5 rajone dhe decentralizmi të vinte deri në qelizën e shoqërisë për të afruar shërbimet te qytetari, për ti dhënë akses të shërbimet, por edhe pikën e kontaktit që ka me shtetin. Dy janë, vota dhe taksat”, u shpreh Vangjeli.

Sa i takon opozitës, demokratët e Berishës kërkojnë shtimin e 34 bashkive, e ndërsa grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone.

Next Post
EMRAT/ Lihen në arrest shtëpie 18 punonjësit e burgut të Fierit, akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

EMRAT/ Lihen në arrest shtëpie 18 punonjësit e burgut të Fierit, akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

January 16, 2026
LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

January 16, 2026
Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta

Punonjëset vodhën 22 milionë lekë, vjen reagimi i Postës Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cënuar!

January 16, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
Mes Ramës dhe Berishës, Dash Sula zbardh “divorcin” me PD: Telefonata e fundit me Nokën…

Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS

January 16, 2026
Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In