Zbulohet sërish drogë në fshatrat e Krujës. Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 14 330 bimë narkotike kanabis.
Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.
Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.