• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, publikohet raporti i plotë i dëmeve dhe nevojave të rimëkëmbjes

by Java News
05/02/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet raporti i plotë të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra banesa të shkatërruara. Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi zbuloi sot shifrën e dëmeve, e cila llogaritet në 985 milionë euro.

Raporti i plotë

Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës (VNPK) pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019 u publikua sot për të shërbyer si bazë për mobilizimin e komunitetit të donatorëve për fazën e rimëkëmbjes. Vlerësimi, i përgatitur bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, zbulon se efektet totale të katastrofës në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura arrijnë në mbi 980 milionë Euro.

Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e banesave, pasuar nga sektori prodhues (si biznesi dhe turizmi, bujqësia dhe trashëgimia kulturore) dhe sektori arsimor. Për të adresuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76% të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura.

Komisioni Evropian do të organizojë një konferencë të donatorëve më 17 shkurt, në Bruksel, për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar mundësinë për të shpallur mbështetjen e tij, për t’i ndihmuar institucionet shqiptare të menaxhojnë ndikimin e këtij tërmeti, si dhe për të krijuar rezistencë ndaj katastrofave të ardhshme natyrore. Përcaktimi i kontributeve mund të bëhet ose sipas sektorëve ose sipas mbulimit gjeografik. Kontributet mund të bëhen për secilin prej sektorëve të identifikuar në Vlerësim dhe mund të jenë në nivel kombëtar ose vendor.

Më 6 dhjetor, Qeveria e Shqipërisë kërkoi mbështetje nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore për të ndërmarrë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dëmet, humbjet dhe nevojat e rimëkëmbjes që vijnë nga tërmeti. Të tre partnerët mobilizuan me shpejtësi mbështetjen financiare dhe teknike për të rritur burimet e qeverisë për vlerësimin. Ai filloi më 16 dhjetor dhe u përfundua deri më 30 janar, me mbështetjen e mbi 60 ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur angazhimin për të udhëhequr përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit. Ajo krijoi një “Akt mbi Lehtësimin e Dëmit nga Fatkeqësitë Natyrore”, si dhe një Fond Rindërtimi për të shpërndarë dhe paguar burime për aktivitetet pas katastrofës në mënyrë efikase dhe transparente në të gjitha nivelet e qeverisë.

Një tërmet me madhësi 6.3 goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, duke shkaktuar 51 viktima, duke lënë 17.000 njerëz të zhvendosur, si dhe duke prekur përfundimisht më shumë se 200.000 njerëz në 11 bashki. Qeveria e Shqipërisë mori masa të menjëhershme për një reagim gjithëpërfshirës të emergjencës ndaj tërmetit, përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, ndihmë humanitare, sigurimin e strehimit të përkohshëm dhe një vlerësim paraprak të dëmeve të ndërtesave në të gjitha zonat e prekura. Ajo aktivizoi Mekanizmin Evropian për Mbrojtjen Civile dhe mori mbështetje nga 21 vende, përfshirë Shtetet Anëtare të BE-së, Bankën Botërore, Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare. Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së u dislokuan menjëherë në Shqipëri për të ndihmuar për koordinimin e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, ekipet e vlerësimit të dëmeve dhe mbërritjen e ndihmës.

Next Post
Lufta kundër informalitetit, Denaj: Jo më aksione, abuzimet marrin fund me fiskalizimin

Shqipëria bëhet gati për eurobondin 600 mln euro, Denaj për Reuters: Do përdoret për rindërtimin dhe investime të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In