Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua pasditen e së premtes me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore.
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit si Berat, Fier, Vlorë dhe Lushnje.
Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4.5 ballë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.
Deri tani nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale. /b.d