Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 09:12 minuta, lëkundje që janë ndierë edhe në Shqipëri në Korçë, Fier e Vlorë.
Tërmeti ka pasur epiqendrën në një zonë pranë kufirit me Shqipërinë, mes Neochorion, Karditsës dhe disi më larg nga Janina.
Thellësia e tij ka qenë 80 km nëntokë. Deri tani nuk raportohet për të lënduar./a.m.