Tërmeti i sotëm me epiqendër Gjirin e Lalzit u ndje në disa qytete të vendit, ku lëkundjet ishin më të mëdha në Tiranë dhe Durrës.
Por nëse mendoni se ishte me kaq, duhet të përgatiteni për të tjera lëkundje, të cilat do të jenë më të vogla.
Sizmilogu Rrapo Ormeni pohoi sot se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.
“Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnitudë 5.1 e shkallës rihter.
Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla.
Këto janë tërmet të nivelit mesatar. Ato shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të vogla, pasi është prishur ekuilibri.
Ky çlirim energjie, pritet të sjell lëkundje të vogla” – tha Ormeni për News24.
/b.d