Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e prekur nga tragjedia që solli tërmeti në Itali, ku humbën jetën mbi 60 persona.
“Dhimbje dhe solidaritet me popullin italian dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira që la pas termeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Jemi pranë familjeve të bashkqytetarëve tanë dhe ju urojme shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ngushellime familjeve të viktimave. Mendimet dhe lutjet tona jane me te lënduarit dhe familjet e viktimave”, shkruan Basha./java/a.k