Per fat te keq ne Spitalin e Traumes nuk ka mbijetuar dot Xhesika Biquku. 20 vjeçarja ka qene ne trajtim intensiv por nuk ia ka dale dot.
Vajza e re e cila ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë e ka thelluar edhe më tej bilancin e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e çuar në 51 numrin e të pajetëve.
Ajo ishte në gjendje kritike dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj për në shtet tjetër për mjekim, për shkak të gjendjes së saj.