Një tërmet 3.6 ballë ka goditur pasditen e sotme në fshatin Lis të Burrelit. Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ka rënë në orën 17:24 dhe ka qenë me thellësi 37 KM, 13 km larg Klosit. Nuk raportohet për dëme materiale. Pardje, një tërmet i fuqishëm u regjistrua në Ulqin, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në veri të vendit. /ma.me