Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në Shqipëri sipas qendrës europiane sizmiologjike. Lëkundjet janë ndjerë pjesërisht në disa zona. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik ose rreth 31 km nga Tirana.
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 27 km.
Edhe Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra ka qenë në Adriatik, pranë gjirit të Lalzit./a.ç