• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti i 21 Shtatorit, Kuvajti dërgon ndihma për shqiptarët

by A R
14/10/2019 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.

Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit. Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli.

Zëvendësministri Koçi falënderoi në emër të qeverisë shqiptare Shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit, Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.

“Dua që të shpreh mirënjohjen e përzemërt në emër të qeverisë, natyrisht të Ministrisë Mbrojtjes për Kuvajtin i cili nuk është hera e parë që asiston në rastet e fatkeqësisë natyrore. Një pjesë e këtyre ndihmave ka shkuar drejt për drejt për bashkitë përkatëse Tiranë dhe Durrës. Ndërsa sot kemi një ndihmë tjetër e cila i dorëzohet rezervave të shtetit dhe më pas do të menaxhohet nga Emergjenca jonë civile që do ti shpërndahet njerëzve në nevoje.”

Nga ana e tij ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim foli për përmbajtjen e pakove dhe i cilësoi këto si ndihma paraprake për banorët e prekur.
Më herët, Ambasada e Kuvajtit ka kontribuar me ndihma edhe pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilat u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

/a.r

Next Post
Po shiste kokainë, prangoset i riu nga Shkodra

Po shiste kokainë, prangoset i riu nga Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In