• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tërmeti elektoral i PD, faji i Lulzim Bashës

by
01/07/2015 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

lul-basha

Nga Skënder Minxhozi/

Kryetari i opozitës Lulzim Basha doli sot para mediave, në të parën mbledhje të grupit parlamentar demokrat pas 21 qershorit. Kishte kuriozitet se cila do të ishte analiza e kreut të PD për rezultatet e zgjedhjeve. E pra zoti Basha e gjeti fajin për humbjen e 21 qershorit jashtë mureve të sallës prej nga ju drejtua shqiptarëve. Asnjë anëtar i grupit parlamentar, i kryesisë, larg qoftë as ai vetë, nuk kishin ndonjë përgjegjësi çfarëdo për rënien aspak dinjitoze të opozitës së djathtë. Të paktën publikisht kryetari Basha nuk artikuloi asnjë rresht autokritikë, nuk mori përsipër asnjë pëergjegjësi të tijën apo të bashkëpunëtorëve të tij. Faji i mbeti dyshes Rama-Meta, manipulimit të votave, blerjes së zgjedhësve dhe krmit të organizuar që prishi zgjedhjet. Të gjithë ishin me faj, përveç atyre që humbën.

Ndodhi, në fakt po ndodh, ajo që kemi parë të konsumohet historikisht brenda partive politike që gjenden përballë humbjesh elektorale: hartohet një listë e gjatë me fajet e kundërshtarit, qëmtohet çdo parregullsi, regjistrohet çdo shkelje, çdo provë (apo e pretenduar si e tillë), vetëm e vetëm që të hiqet nga vetja faji i humbjes.

Zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishin perfekte. Ato paraqitën shumë probleme, të cilat gjejnë pasqyrim edhe në raportet e ndërmjetme të vëzhguesve të huaj. Por këto ishin pa më të voglin dyshim zgjedhjet më të mira që ka organizuar Shqipëria në vitet 2000. Vetë Basha, i pyetur më 21 qershor nga mediat, pas mbylljes së procesit të votimit, foli për një ditë madhe, për besim në fitore etj etj. Aq sa Berisha u detyrua t’i drejtohet me urgjencë Facebook-ut, për të thënë të kundërtën.

Të ndërtosh teorinë e justifikimit të humbjes, me listën e parregullsive të 21 qershorit, është si të mbulosh diellin me shoshë. Sepse u pa qartë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve por shumë më herët, se nuk ishte faji i procesit, por i mungesës së programit, i lidershipit të dobët, i paaftësisë për të ndërtuar koalicionet zgjedhore dhe për të zgjedhur kandidatët e duhur – shkaku kryesor i humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale. Nëse e shohim më gjerësisht këtë që ndodhi, do të vemë re pa shumë sforcim se kjo e 21 qershorit ishte kronika e një humbjeje të paralajmëruar. Në dy vjet drejtimi të partisë, Lulzim Basha nuk ka ditur të ndërtojë një ekip dhe një frymë fituese, nuk ka qenë i aftë të dalë nga hija e Sali Berishës, por ka preferuar në mënyrë komode, që ta kopjojë atë, pa u përpjekur të krijojë profilin e tij si politikan dhe si drejtues një partie të madhe.

Të premten në darkë, në 19 qershor opozita mbajti mitingun përmbyllës në Sheshin Nënë Tereza. Ai miting, ata pak njerëz krejt pa entusiazëm dhe pa asnjë frymë fitoreje, ishin dhe janë prova më e prekshme e humbjes së thellë të opozitës, që do të materializohej dy ditë më vonë. Mjafton t’i hedhësh një sy pamjeve të atij mitingu, për të kuptuar se ku ndodhet epiqendra e tërmetit elektoral të 21 qershorit. Një opozitë vegjetuese, në vend të opozite fituese, ja çfarë kemi para syve, edhe teksa Lulzim Basha mundohet të largojë fajin nga vetja.

Next Post

Pse po qëndron ende në këmbë ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In