• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti / Donatorët tejkalojnë çdo parashikim, 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë

by A R
17/02/2020 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ia ka dalë me sukses të mbulojë jo vetëm të gjithë faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, por ta tejkalojë atë.

Mbi 100 shtete dhe intitucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro” tha  Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në mbyllje të konferencës.

Kryeministri Edi Rama nuk përmbajti gëzimin për arritjen e qëllimit, që siç tha ai as në imagjinatën më të shfrenuar nuk do të kishte menduar këtë rezultat.

Donacionet kryesore:

Franca jep 60 mln euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë 100 milion euro do ti investojë përmes projekteve të ndryshme.

Suedia  do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.

Danimarka do të japë 2 milion euro për rindërtimin.

Polonia do të japë 2.7 milion  euro për rindërtimin.

Greqia do të japë 2.5 milion euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore.

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin. 

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Finlanda jep 300 mijë euro.

Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF për të ndihmuar fëmijët.

Bullgaria jep 100 mijë euro per rindertimin. Bullgaria ka planifikuar 375 mijë euro për projekte të tjera gjkatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.

Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.

Rumania jep 2 milion lei.

Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.

Qipro thotë se do të ndihmojë financiarisht por nuk jep shifër.

Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër.

Mali i Zi jep 500 mijë euro. Së bashku me kontributin financiar të bërë më parë në total kontributi është 750 mijë euro.

Serbia jep 2 milion euro grant.

Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër.

Maqedonia e Veriut jep 6 milion dinarë.

Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër.

Kosova jep 200 mijë euro grante.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milion euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme 46.3 milion euro në formën e granteve dhe natyrë. 

Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milion euro në formë programesh investimi. 50 milion euro për rikuperimin e  mjedisit të biznesit.

Grupi i Bankës Botërore dhe IFC 160 mln euro kredi.

Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim. Shuma mund të shkojë deri në 100 milion euro.

Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.

Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë  2000 njësi banimi me vlerë 70 milion euro.

Zvicra jep 9 milion euro grante.

Katari jep 5 milion dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

SHBA do të japë 5 milion dollarë.

Japonia jep asistencë me vlerë 2.5 milion euro.

Azerbajxhani jep 500 mijë euro.

Republika e Koresë jep 300 mijë dollarë amerikanë.

Litenshtajni jep 50 mijë euro për rindërtimin.

Norvegjia jep 21 mln  korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Algjeria jep 50 mijë euro.

Brunei jep 50 mijë dollarë.

UNICEF jep 500 mijë euro për shkolla.

Next Post
Mbi 1 miliardë euro donacione për tërmetin, Rama citon librat e shenjtë: Njerëzimi është një komb i vetëm; Faleminderit!

Mbi 1 miliardë euro donacione për tërmetin, Rama citon librat e shenjtë: Njerëzimi është një komb i vetëm; Faleminderit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In