• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti dhe solidariteti!

by Agron Gjekmarkaj
27/11/2019 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk i paskëshin mjaftuar hallet së shkretës Shqipëri. Ashtu e kërrusur nga dertet e veta, mori një goditje fatale natën e 26 nëntorit. Një tërmet tejet i fuqishëm na zu ngushtë. Të gjithë të përbashkuar rreth emëruesit të përbashkët, gjumit, flinin. Të mirë e të këqij, shenjtorë e mëkatarë, pushtetarë e opozitarë, një pjesë e madhe e popullit shqiptar e pa vetën nën darën, e cila nuk e njeh arsyen. Nga mëngjesi i djeshëm, kronika e vdekjes vjen e intensifikohet. Në kohën kur shkruhen këto radhë, numërimi i viktimave ka arritur në njëzet. Të tjerë mund të jenë ende nën gërmadha. Kudo dhimbje e lot për ta. Pamjet janë tejet tronditëse. Sokëllima e nëntokës qe e tmerrshme. Historia e ndërtimeve dhe cilësia e tyre në këtë vend na shfaqet e plotë para syve, raporti ynë me ndërtimet dhe cilësinë e tyre po aq, po kjo është temë tjetër. Tani shqiptarët, si edhe herë tjetër, janë në një provë të epërme, atë që dinë të nxjerrin nga kraharori askush si ata, kur thirren për të dëshmuar vetveten. Solidariteti është pika e tyre e fortë. E kanë dëshmuar me të huajt, me ushtritë e mundura serbe në vitin 1915, në atë që quhet allbandkaja golgota, e kanë dëshmuar me italianët në vitin 1943 pas kapitullimit të fashizmit. Pra, kur këtë e bënë me të huajin, nuk kish se si të mos e bënin me vëllezërit e tyre, në tërmetet e 1967 e 1979 e mbi të gjitha, në luftën e Kosovës kur mirëpritën 1 milion vëllezër të dëbuar. Ata që gërmojnë me duar e mjete rrethanore, ushtarë e policë, janë heronjtë tanë. Kjo është kohë për solidaritet. I pari këtë e bëri shefi i opozitës, Lulzim Basha, duke shpallur detanten me qeverinë dhe bëri mirë. Presidenti i Republikës i la mënjanë referendumet dhe aksionin. Nuk duhet bërë politikë me një fatkeqësi kësodore. Kjo detante duhet të zgjasë. Po ashtu, nuk kemi të drejtë të mendojmë që sot Edi Rama nuk është thellësisht i mërzitur e i përzhitur si çdo shqiptar. Nuk kemi të drejtë të mendojmë që ai, ministrat Xhaçka e Lleshaj, Balluku etj., kryebashkiakët Veliaj e zonja e Durrësit , ai i Krujës, Kurbinit, Lezhës e Ademi e Shkodrës nuk do të bëjnë maksimumin e tyre. Nuk kemi të drejtë t’i dekurajojmë e as t’i keqgjykojmë. Sot duhet t’i mbështesim, me shpresën që të bëjnë maksimumin për bashkëqytetarët e tyre. Kryeministri duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. O sot, o kurrë! Po ashtu, gazetarët në terren e të tjerët në studio po bëjnë gjithçka për ta tejçuar informacionin dhe rritur sensibilizimin. Ne të gjithë me sa mundemi, me sa dimë, duhet të ndihmojmë ata, që sot e sonte më shumë se kurrë kanë nevojë për dorën vëllazërore. Të kujtojmë vargjet e Naimit: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar! T’i tregojmë natyrës që na thyen trarët, por jo solidaritetin, jo aftësinë për të reaguar e ringritur! Nëse kështu nuk do kishte qenë përgjatë shekujve, me kohë e mot do ishim zhdukur!/ panorama

Next Post
Basha shkon te zona e Kënetës, ndjek kërkimet për nxjerrjen nga rrënojat

Basha i jep detyra qeverisë: Për këto 5 pika duhet angazhim urgjent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In